Nga Ahmet Zani
E ndërsa në disa treva shqiptare po tentohet që shqiptarët të shfaqen zengjinë nëpër dasma, duke i marrë nuset dhe me helikopterë, në disa të tjera po tentojnë t`i rikthehen traditës së hershme, duke i marrë me kalë.
Të dielën që kaloi, në fshatin Belt të Bashkisë së Klosit, Lavdia doli nuse duke shkuar tek derra e burrit hipur mbi një kalë. Ashtu, me fustan të bardhë nusërie, ajo i shaloi kafshëës vitale dhe nën trokthin e saj mbërriti tek shtëpia ku do vijojë të jetojë këtej e tutje si bashkëshorte dhe nënë më vonë.
Dhe të thonë se ka qenë vetë Lavdia që e ka pranuar vetë këtë formë tradicionale, duke mos preferuar të udhëtojë me makinë të zbukuar, ku në vend të borive shurdhuese ka zgjedhur tingujt e ëmbël të zilkave të kalit.
Kështu pra, fshati Bel ruan tani një kujtim të bukur nga rikthimi i një tradite që ka si protagoniste Lavdien.
Sali Krosi, baba i Lavdies, ka premtuar se dhe tre vajzat e tjera që ka, do t`i nxjerrë nuse duke i hipur mbi kalë. “Janë tradita të hershme që tregojnë fisnikëri, ndaj jam krenar me traditën e bukur të krahinave tona. Jam gjithashtu krenar që dhe vajzat nuk i druhen të përshkojnë disa kohë rrugën me kalë ndonëse ata nusërojnë”, ka thënë 70-vjeçari.
Madje ai ka premtuar se vajzat e tjera që do i nxjerrë nuse, do i vesh me kostumet karakteristike të nusërisë, ato të hershmet të traditës, e jo me të sotmet, që për më tepër kanë dhe dekolte.
“Ndërsa për tryezat e dasmorëve do të shtrojmë sofra duke iu servirur mish me lëng si dhe çorbën tradicionale në raste gëzimesh familjare si kjo e dasmave”, ka premtuar më tej Saliu. /tesheshi.com/