Pas një periudhë qetësie, Elbasani u trondit të shtunën mbrëma nga vrasja e tre personave brenda një automjeti.
Ngjarja ndodhi në ecje, në rugën e Metalulgjikut, ku u qëllua drejt një Range Roveri me targa rumune ku ndodheshin viktimat.
Ata janë shtetasit Endrit Alibej 34 vjeç, dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin, si dhe turku Erdal Durunay, 51 vjeç. Që te tre nuk jetonin në Shqipëri, por kishin ardhu me pushime.
Dyshimet e para janë për një atentat me prapavije pazaret e prishura të drogës.
Endrit Alibej, 5 vjet më parë ishte arrestuar nga autoritetet italiane për trafik kokaine. Ai e viktima tjetër, Arben Dylgjeri, jetonin njëri në Angli e tjetri në Hollandë.
Në Elbasan kanë mbërritur krerët e policisë për të shqyrtuar rastin e më pas problematikën e krimit në këtë qytet. /tesheshi.com/