Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REZYME QEVERITARE/ Isa Mustafa: Kosova, 100 ditë me mua – ja çfarë i ndodhi (përveç ikjeve masive)

by te Sheshi
01/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
REZYME QEVERITARE/ Isa Mustafa: Kosova, 100 ditë me mua – ja çfarë i ndodhi  (përveç  ikjeve masive)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur sot një konferencë për gazetarë, në të cilën ka prezantuar raportin e punës 100 ditësh të Qeverisë së drejtuar prej tij.

Ai ka thënë se qëllimi themelor ka qenë ndërtimi i një qeverisje të mirë, efektive dhe të përgjegjshme duke shprehur besimin se me një qasje të tillë është arritur të forcohet besimi i qytetarëve dhe të partnerëve se Kosova është një shtet i cili ka vitalitetin e vet dhe mund të ndërtohet si shtet i ri dhe i pavarur.

“Pra, qëllimi është që përmes realizimit të programit të ndërtojmë një Kosovë demokratike, një Kosovë në të cilën sundon ligji, ku respektohen të drejtat e çdo njeriu pa dallim, dhe një qeverisje e cila promovon zhvillimin ekonomik, e cila promovon mirëqenien sociale dhe ekonominë e tregut. Mirëpo, poashtu duhet të nënvizojmë se ne kemi filluar mandatin në një gjendje mjaft të rëndë e cila është karakterizuar kryesisht me hendekun e moskonstituimit të institucioneve për gjashtë muaj, me fillimin e grevave të punonjësve të arsimit, të shëndetësisë dhe të gjyqtarëve. Me problemin e buxhetit i cili nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe nevojat dhe është dashur që të bëjmë rrudhje të caktuara të financimit të shumë fushave. Me protestat e organizuara nga opozita në disa qytete të Kosovës edhe në Prishtinë, e cila ka eskaluar në protesta të dhunshme, me ballafaqimin me mundësinë e shkuarjes të kombinatit “Trepça” në likuidim dhe me grevat e minatorëve, si dhe me fluksin e migrimit në dy muajt e parë të këtij viti, i cili ka mbetur ende i pashpjegueshëm në pikëpamje të faktorëve që e kanë shkaktuar por poashtu,  i cili është sponsorizuar dhe përkrahur nga krimi i organizuar, nga mashtrues dhe nga profiterë, që u pa sepse tani filloj arrestimi i rreth 80 prej tyre që kanë qenë të lidhur me këtë organizim të migrimit të qytetarëve tanë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se fillimisht është angazhuar për stabilitet buxhetor, si parakusht për stabilitetin ekonomik të vendit, kemi arritur që të hasim në mirëkuptim edhe me përfaqësuesit e sindikatave në mënyrë që kërkesat e tyre të trajtohen atëherë kur të krijohet potenciali buxhetor.

Tutje Mustafa ka thënë se gjatë këtyre tre muajve, 100 ditëve, janë aprovuar dokumente shumë të rëndësishme siç janë Programi Qeveritar për katër vitet e ardhshme dhe Plani i Implementimit të Programit Qeveritar, është aprovuar Plani i Punës të Qeverisë dhe kemi aprovuar poashtu Programin Kombëtar për Reformat Ekonomike si program i cili është bërë edhe në suaza të nevojave të brendshme por edhe të reformave të cilat ne duhet t’i bëjmë si reforma strukturore karshi kërkesave të Bashkimit Evropian.

“Në fushën e ekonomisë kemi bërë ndryshime substanciale të sistemit tatimor dhe mendojmë se këto ndryshime do të japin rezultate në zhvillimin ekonomik, kemi ndryshuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kemi ndryshuar Tatimin në Fitim, Tatimin në të Ardhura të Korporatave si dhe Tatimin për të Ardhurat Personale. Kemi bërë lirimin nga tatimi për import të makinerisë e cila shërben për prodhimtari dhe për investime në fushën e prodhimit. Kemi bërë poashtu edhe ndryshimet në udhëzimet administrative për pajisjet elektronike fiskale, dhe me këtë do të mundësojmë aplikimin e arkave fiskale që stimulon bizneset për pajisje më arka fiskale dhe poashtu konsumatorëve iu mundëson kthimin e një pjese të TVSH-së, të cilën ata e paguajnë. Jemi marrë vesh poashtu dhe kemi themeluar grupin i cili do të përgatisë ligjin për faljen e borxheve deri më 31 dhjetor të vitit 2008, me çfarë ne do të kontribuojmë që të pastrohen krejtësisht llogaritë dhe poashtu të lirohen qytetarët dhe bizneset për detyrimet të cilat ata nuk kanë mundur t’i bëjnë, dhe kemi arritur që ta mbyllim vitin fiskal 2014 në mënyrë të rregullt dhe poashtu ta aprovojmë buxhetin në afatin e caktuar ligjor”, theksoi Mustafa.

Jemi duke punuar në menaxhimin efektiv dhe transparent të financave publike. Kemi organizuar bartjen e divizioneve të pagave nga Ministria e Administratës Publike në Ministrinë e Financave, në mënyrë që të bëhet një koncentrim dhe menaxhim më i mirë i kësaj dhe, poashtu me aprovimin e programit kombëtar për reforma ekonomike, kemi përmbledhur të gjitha reformat strukturore të Qeverisë, duke u bazuar në kornizën e qëndrueshme makroekonomike dhe ky është një dokument, që po e koordinojmë me Bashkimin Evropian.

Ai përmendi edhe mbajtjen e mbledhjes mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Si dhe arritjen e marrëveshjes për drejtësi në Bruksel dhe po fillon implementimi i shtrimit të pushtetit përkatësisht të ligjeve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

I kemi bërë të gjitha përgatitjet që të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim dhe mendojmë se do të nënshkruhet në mesin e këtij viti dhe poashtu kemi kryer shumë prej përgatitjeve lidhur me përmbushjen e kritereve teknike për liberalizimin e vizave dhe neve na është dhënë premtimi edhe nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian znj. Mogherini, se ne do ta kemi vullnetin politik të tyre në momentin kur t’i plotësojmë të gjitha kushtet teknike.

Kemi përgatitur Ligjin për nivelizimin e pagave, përmes të cilit ne do të krijojmë kushte që çdonjëri të paguhet në bazë të punës që e bën në institucionet e Republikës së Kosovës dhe ky do të jetë një hap shumë i rëndësishëm edhe në reformën e administratës publike.

Ai tha se në fushën e drejtësisë janë bërë të gjitha përgatitjet për hartimin e Kodit Civil, që është një prej dokumenteve shumë të rëndësishme. Kemi aktivizuar pallatin e drejtësisë.

Sipas tij, janë duke u zhvilluar përgatitjet gjatë gjithë kësaj periudhe për procesin e koncesionimit të qendrës së skijimit në Brezovicë dhe poashtu për projektin e Termocentralit Kosova e Re.

“Gjatë kësaj periudhe 100 ditore, ne kemi mbajtur 20 mbledhje të Qeverisë dhe janë nxjerr 136 vendime. Kemi përgatitur 28 projektligje, të cilat janë shqyrtuar në Qeveri dhe i janë dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe aprovim dhe poashtu i kemi dërguar edhe dhjetë vendime të Qeverisë. Kemi hartuar poashtu edhe tetë koncept dokumente, që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjen e ligjeve të reja dhe dokumenteve të reja, të cilat do të zgjidhin shumë nga problemet me të cilat ne aktualisht po ballafaqohemi”, u shpreh Mustafa. /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë
Politikë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Next Post
Basha e bën Tahirin “të mallkuar”!

Basha e bën Tahirin “të mallkuar”!

Stevo Pendarovski: Për Ali Ahmetin nuk ka vend në tryezën e Brukselit

Stevo Pendarovski: Për Ali Ahmetin nuk ka vend në tryezën e Brukselit

Qeveria e majtë nis kërkimin për gjetjen e të zhdukurve të djathtë në komunizëm

Qeveria e majtë nis kërkimin për gjetjen e të zhdukurve të djathtë në komunizëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni