Sapo Social Kristianët gjermane u përballën me disfatën historike në zgjedhjet rajonale bavareze, në këtë forcë të traditës kanë nisur menjëherë problemet.
Ish-shefi i saj, Erwin Huber, i kërkoi pasardhësit të tij Horst Seehofer që t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Ndërkohë, Horst Seehofer është ministër në qeverinë e Merkelit si aleat në një koalicion të brishtë.
Huber bëri të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2008, kur CSU humbi gjithashtu shumicën absolute.
Sipas rezultateve aktuale, CSU mori vetëm 37.2 përqind të votave, e tani do të duhet të kërkojë një partner koalicioni për udhëheqjen e landit bavarez. Por ndërkohë, efekti është deri te kabineti Merkel. /tesheshi.com/