Akademiku shqiptar Rexhep Qosja ka folur në lidhje me ngjarjen në Kumanovë, për të cilën është shprehur se është shkaktuar prej politikës nacionaliste të Nikolla Gruevskit.
Nënjë intervistë për ‘Epoka e re’, në lidhje me ngjarjet në Kumanovë Qosja ka ngarkuar me përgjegjësi edhe dy partitë shqiptare, BDI-në dhe PDSH-në. Duke folur edhe për dënimin me burgim të ish-komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe bashkëluftëtarëve të tyre, akademiku ka thënë se këto janë dënime të frymëzuara prej motiveve politike e të bëra për qëllime politike.
Qosja e ka porositur klasën politike që mos ta themelojë Gjykatën Speciale. “Për mua është me rëndësi, është me rëndësi politike dhe etike, është me rëndësi historike, është me rëndësi kombëtare, që atë Gjykatë të mos e themelojnë vetë shqiptarët. Shqiptarët nuk do të duhej, në asnjë mënyrë, ta dënojnë vetveten, nuk do të duhej të vetëdënohen”, ka thënë Qosja.
Ndërkaq, duke folur për kuvendin e fundit zgjedhor të LDK-së, zgjedhjen me aklamacion të Isa Mustafës kryetar, Qosja e ka krahasuar me bolshevikët e Stalinit e fashistët e Musolinit.