Muralja më e famshme e komunizmit, mozaiku në ballë të Muzeut Kombëtar, gjithashtu vepër e ish-sistemit, përfundoi restaurimin dhe u hap i rinuar, pa vragat e kohës, mundësuar kjo nga Bashkimi Europian.
Agjentë natyrorë kishin nisur ta dëmtonin mozaikun sa të famshëm aq dhe famëkeq, pasi përcillte aso kohe frymën e regjimit. Këto kohë përcjellë në mënyrë muzeale se ç’ishte ai regjim.
Si vepër tipike e realizimit socialist, mozaiku është mishërim i një kohe të errët gjysmëshekullore, por që nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë debati nëse dihet të qëndrojë aty apo të fshihet.
Direktiva perëndimore do që të jetë aty gjersa morri përsipër financimin e restaurimit.
Arsyetimi i pathënë për këtë është se historia dhe simbolet e saj duhen ruajtur, gjithsesi, pikërisht për anën historike dhe monumentale të tyre. /tesheshi.com/