Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

REPORTAZH/ Tek “Ura e Shijakut, tek “Ura” e dashurive dhe e dramave!

by te Sheshi
01/03/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
REPORTAZH/ Tek “Ura e Shijakut, tek “Ura” e dashurive dhe e dramave!
45
SHARES

Nga Mark Brunga

Ajo është ndër këngët më të njohura shqiptare: Te ura e Shijakut. Ia marrin nëpër dasma e ahengje të ndryshme. E kanë futur pothuajse të gjithë në repertor, por më së shumti i ka ngjitur Xenit (Jetishit), që ndoshta pa “Urën” nuk do ishte bërë aq i njohur sa ç`është sot. Po ç`është Ura e Shijakut? Çfarë historie sociale dhe emocionale ka ajo? A ka patur vërtet pranë saj bajame dhe qershi, siç e thotë dhe kënga?                 

Nga të dhëna të ndryshe thuhet se Ura e Shijakut ndante 2 botë. Shijaku vetë është një vendbanim ri në themelet e një qytetërimi të lashtë, ka patur një lumë nga më të bukurit dhe të rrëmbyerit në Shqipërinë e mesme. Jo dhe aq i gjatëm por i shkurtër e i begatshëm për fushat pjellore. Dhe thuhet se Ura ndante vendbanimin e qetë parajsor me një tjetër terren që zgjatej deri në Durrës, por ku ndodhej një kenetë që nuk u  pëlqente banorëve me shterpësinë që kishte. Dhe

në këtë ishull shijakas mendohet të kenë lindur këngë, si kjo me Urën, pas vargjeve të së cilës hamendësohet se fshihet një histori dashurie. Sepse dhe të tjera këngë të zonës, i kanë patur motivet e ngazëllimit apo dhimbjeve dashurore si ajo e ‘Varrit të Ashikut’ e deri tek kënga që ka për varg kryesor:  “Ç’pate ti o dajë katili, që me 3 plumba me vrave mu?”. Por dhe kënga e Urës, i bart këto motive, që janë dhe motërzime të përafërta të njëra-tjetrës, si:

“Te ura e Shijakut vola ca bajama-do ja çoj ashikut sonte a nesër mbrama”.

A ka patur vërtet bajame e qershi te Ura e Shijakut?! Kjo vështirë të thuhet, pasi edhe pse në afërsi të urave mund të ndodhen kopshtije me fruta, ky lloj adresimi nuk e përmban poetikën e duhur të vargjeve të këngës. Me gjasë, bajamet dhe qershitë bartin simbolika të forta pasioni zemre. Por realisht, në afërsi të Urës së Shijakut, edhe sot ka shumë bajame.

Shijaku i ka patur të përhapura këngët me motive të forta dashurie. Agim Faja, piktor i shquar dhe një grumbullues sfidant i folklorit dhe historië së Shijakut, tregon se në këtë qytet ka patur shumë mejhane, vajza të bukura e kërcimtare, të preferuara nga djelmëria e zonës. Madje sipas Fajës, vinin për t`u dëfryer në Shijak që nga Shkodra e Podgorica. Ndër të tjera, flitet për një tekst kënge shumë të vjetër, ndoshta që nga 1800-ta, që  tregon se vajzat e Shijakut nuk preferonin që ta kalonin urën për tu martuar në qytetet fqinje, Durrës dhe Kavajë. Ajo refuzon durrsakun duke e epitetuar peshkaxhi, kavajasin vorbaxhi dhe tregon se preferonte vetëm shijakasin si kandidat për dhëndër:

Çoi një mollë

Çoi një ftu

Çoi durrsaku me m`lyp mu

Peshkaxhiun nuk e du

Çoi kavajsi me m`lyp mu

Vorbaxhiun nuk e du

Çoi shikajaksi me m`lyp mu

Atë desha atë du

Ai ishte burrë për mu!
Dramë & Dashuri, te Ura…

Por,  nëse vajzat e Shijakut preferonin vendlindjen për martesa, një këngë brilante shumë e preferuar tregon për një kahje tjetër, atë të vajzave nga Durrësi. Një e tillë niset drejt Urës së Shijakut për të takuar njeriun që donte, por që qëlohet nga daja i vet me 3 plumba. Vajza që në këngë njihet me emrin Cije, realisht ka pasur emrin Hasije, dhe sipas vargjeve, në spital ajo i lutet mikut të vet  që të mos e braktisë atë. Është një këngë me sens të kundërt  të këngës së bajameve, që vjen nga krahu tjetër i urës, ku në vend të bajameve dhe qershive, janë plumbat dhe vdekja për dashurinë; si dhe shpresa për ta kapërcyer vdekjen drejt një dashurie…gjithnjë te “Ura e Shijakut”

Mora rrugët për Shijak -e,

Me taku’ me mikun tem,

Me ka zone i ziu merak -e,

Ky maraku po m’ban verem….

Mos m`le more Bec,

Sa të rroj e sa të vdes,

Lesh’n’ e kokës do ta shes,

Cija ty të ka dhone besë.

Dy–tre pluma n`shtat i mora,

I gjith` Durrsi m’ka vajtu,

Gjith` doktor`t n’Tiran` i mblodha,

Ky rrezik qi m’zuni mu.

Ti mre daje, mre daje katili,

C’pate qi m’plagose mu’,

Kush qe ai qi t`shtjeu fitilin,

N’spital Tirones për me m’cu.

Shijaku në histori

Shijaku në historikun e tij mbahet si vendbanim i hershëm, ku në hartën e disa vendbanimeve parahistorike të Shqipërisë gjendet edhe “guri unik militar” i tij, i gjetur në afërsi të fshatit Sallmone pranë lumit Erzen, përgjate rrugës Dyrrachium(Durrës) – Lisus(Lezhë). Toponimi gjeografik i Shijakut është me prejardhje fetare, nga Shën Jaku, ku fillimisht është quajtur Shën Jak, Shenjak, Shejak, Shinjak e më pas Shijak. Në një hartë të vitit 1861 , Shijaku rezulton me mbishkrimin: Schak.Në fizionominë e tij të sotme ka ardhur me themelimin e tij në vitin 1880 nga Sali bej Deliallisi, fillimisht si një vendbanim me karakter rural(katund), por me një prespektive qytetare, me hanin e tij, furrën e bukës, kafenenë, xhaminë etj. Pas vitit 1880, në Shijak vendosen muhaxhirët boshnjakë, të cilëve Sali beu u ofroi si vendbanime dy katunde, të cilat me pas do të merrnin emrin Koxhas dhe Borakë, që  ekzistojne edhe sot. Rreth viteve 1908 Shijaku shikohet si qendër atraktive dhe tërheq banorë edhe nga Tirana, Kruja dhe Shëngjergji, të cilet vendosen aty dhe ndërtojne banesat dhe dyqane përreth pazarit.

Fizionomine e plotë si qytet, Shijaku e mori pas rindërtimit të tij mbi bazën e projektit francez rreth vitit 1930, dëshmi e cila na vjen edhe nga fotot  Marubi. Në vitin 1910, Shijaku ishte kaza (nënprefekturë) dhe kishte nën adminstrim tre nahije (komuna). Shijaku vetë përbëhej nga tre lagje: “Lagjia e Re” , “Lagjia e Vjetër” dhe “Lagjia Erzen”. Në vitet ’40 Shijaku numëronte 216 shtëpi me 1352 banorë, ndërsa në katundet e përfshira në nënprefekturën e Shijakut (72 katunde), numeronte 3476 shtëpi dhe 16954 banorë. Sot Shijaku numëron mbi  12000 banorë. /tesheshi.com/

1024px-Shijaku_1964 1280px-Shijaku_1927 800px-Shijaku_1935

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!
Kulturë

Përkujtimorja: Ky ishte Bujar Lako…!

04/05/2025
Guinness-i më i fundit
Kulturë

Guinness-i më i fundit

03/05/2025
Next Post
REDAKSIONALE E DITES/ Ja pse duhet të ndalohen me ligj grevat e urisë – dhe diçka për politikën përballë tyre

REDAKSIONALE E DITES/ Ja pse duhet të ndalohen me ligj grevat e urisë – dhe diçka për politikën përballë tyre

Netanyahu nis vizitën e debatueshme në SHBA, ja përse…

Netanyahu nis vizitën e debatueshme në SHBA, ja përse...

Edhe Nishani, “hyn në grevën e urisë” së studentëve

Edhe Nishani, “hyn në grevën e urisë” së studentëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni