Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka parë me të tjera syze replikat e sotme në parlament mes personazheve të kampit të majtë, sidomos Ramës e Blushit. Sipas tij, gjithçka binte era pushtetit të krimit.
“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë”, ka shkruar Basha nga Nju Jorku, ku ndodhet prej dy ditësh. /tesheshi.com/