Çfarë u raportua më herët nga mjetet turke të informimit të qe një bilanc prej pesë të plagosurish në shpërthimin e ndodhur këtë mëngjes në Bejazit të Stambollit është përmbysur pas një deklarate të prefektit.
Vasip Shahin, prefekti i Stambollit, ka deklaruar për 11 të vrarë nga shpërthimi i kësaj të marte, shtatë prej të cilëve janë policë. 36 është numri i të plagosurve nga sulmi mbi një autobus të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Gjithnjë sipas njoftimit të tij, tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk ka një përgjegjësi të marrë për sulmin, të kryer sipas të gjitha gjasave me një makinë me lëndë shpërthyese.
Veznexhileri, vendi ku ndodhi shpërthimi, është i njohur për përqendrimin e hoteleve, objekteve të kultit, dyqaneve të shumta.
Ky është shpërthimi i fundit i një vargu shpërthimesh të tilla terroriste në muajt e fundit në Turqi, të nisur që prej vitit të shkuar. /tesheshi.com/