Kuqezinjtë do e vazhdojnë vitin aty ku mbetën në 2015-tën. Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, duke mbajtur kështu pozitën e 38-të.
Megjithëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, Shqipëria ruan pozicionin që pati vitin e shkuar, ndonëse regjistroi disa rezultate edhe më të larta gjatë eleminatoreve për Kampionatin Europian.
Ndryshime nuk ka as në mesin e dhjetë skuadrave të para. Belgjika vazhdon të ruajë kryesimin, duke u ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.
Top 10-shen e mbyllin Kolumbia e Anglia.
/tesheshi.com/