Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Reinhard Priebe: njeriu i Merkelit që do të kalojë në sitë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë

by te Sheshi
03/07/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Reinhard Priebe: njeriu i Merkelit që do të kalojë në sitë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë

Nga Ylli Pata

Prej një muaji në Bruksel është ngritur një zyrë e posaçme për të përgatitur dosjet e zyrtarëve të korruptuar shqiptarë, përkatësisht gjyqtarët e prokurorët.

Kjo zyrë, e cila ka nisur nga puna, është në varësi të një njeriu që e njeh mirë Shqipërinë: Reinhard Priebe, përgatësisht drejtori i luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit në Bruksel, i cili ka qenë kryenegociator për Shqipërinë dhe Ballkanin deri në vitin 2006.

Gjermani 67-vjecar i lindur në Lubeck të Gjermanisë, është doktoruar për të Drejtën Europiane dhe ka përfaqësuar Gjermaninë prej gati 40 vjetësh në Bashkimin Europian.

Njihet si njeriu që rrëzoi Fatos Nanos pas raporteve të tij të egra për korrupsionin shqiptar në 2004-n dhe që ka ndëshkuar Berishën kur ishte kryeministër në mandatin e dytë me LSI-në për korrupsionin qeveritar.

Siç mësohet nga burime diplomatike, zyra që është krijuar nën varësinë e zotit Priebe në Bruksel, po sistemon dosjet e plota për korrupsionin e gjyqtarëve shqiptarë, të cilat në fakt janë hartuar me raporte speciale në mënyrë periodike nga zyra e BE-së në Tiranë.

Pa zhurmë dhe butë-butë, misioni i Brukselit në Shqipëri ka hartuar raporte të hollësishme për korrupsionin në drejtësi.

Zyra në Bruksel do të përgatisë materiale për Komisionin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë pas miratimit të reformës në Drejtësi.

Komisioni i Vettingut, që realisht do të kontrollohet nga një përfaqësues i SHBA-së dhe BE-së, do të kalojë në sitë të gjithë gjyqtarët e prokurorit, sipas një axhende të përcaktuar kriteresh.

Kriteri profesional do të jetë i pari, ku do të shqyrtohet mënyra e emërimit e gjykatësit dhe prokurorit; përkatësisht arsimi dhe eksperienca si dhe njohja akademike e ligjit. Me një fjalë, të ashtuquajturit “gjyqtarë të plepave” dhe hetuesit e komunizmit do të rrëzohen të parët.

Pas këtij kriteri do të nisë kontrolli i figurës, ku në radhë të parë është skanimi në detaj i pasurisë.

Zoti Priebe, prej vitit 2011 ka drejtuar organin më të rëndësishëm në Komisionin Europian për Çështje të Brendshme dhe Drejtësi, konkretisht drejtorinë për luftën ndaj terrorizmit, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kjo drejtori ka qenë dhe hartuesja e “pjesës së luanit” të raporteve publike dhe konfidenciale mbi Shqipërinë.

Shumica e këtyre raporteve kanë qenë konfidenciale dhe kanë përfunduar në zyrat e kryeministrave të vendeve kryesore të BE-së.

Pikërisht tek kjo figurë mbështetet dhe dijenia e plotë dhe e hollësishme e zonjës Merkel mbi situatën në vend.

Me të ardhur në pushtet mazhoranca e kryeministrit Edi Rama, kancelarja Merkel i ka kërkuar që të miratojë reformën në Drejtësi dhe menjëherë, pasi të pastrojë këtë sistem Shqipëria do të përfitojë ndihmat nga Europa.

Vetë Edi Rama ka përsëritur shpesh dialogun e tij me kancelaren Merkel pas vizitës së tij të parë në Berlin në vitin 2014. “Zoti Rama jeni të vetëdijshëm se Shqipëria e meriton integrimin në BE me këtë sistem drejtësie të korruptuar?!”, ka qenë pyetja e Merkelit dhe Rama i është përgjigjur: “Nuk e meritojmë!”.

Dhe pikërisht pas kësaj deklarate, kryeministri ka pësuar stinën e gjatë dhe siç duket përfundimtare të thyerjes me aleatin e tij Ilir Meta, me të cilin po vazhdon një qeverisje zvarritëse.

Dhe siç mësohet, dosjet e Reinhard Priebes janë kthyer në tmerrin e politikanëve që kundërshtojnë reformën në drejtësi. Edhe pse zyrtarisht ata përmendin nenin 88, realisht kundërshtimi bëhet për procesin e Vettingut, pra kalimit në sitë të gjyqtarëve e prokurorëve aktualë, që janë kthyer në mbrojtjen e sistemit korruptiv në Shqipëri.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-së e ka kundërshtuar hapur procesin e Vettingut; ndërsa parardhësi i tij, Nasip Naço, ka deklaruar hapur se “reforma në drejtësi ngjan me vendosjen e një motorri gjerman në makinat Zis të prodhimit kinez”.

Burime diplomatike i thanë tesheshi.com se nëse dështon miratimi i reformës në drejtësi, zyra e Priebes do të publikojë dosjet gjigande të korrupsionit në drejtësi.

Dhe vendi do të përjetojë një fushatë të shpejtë elektorale në vjeshtë, pikërisht me dokumentet që përmendin emër për emër dhe skanojnë pasurinë e vjedhur të çdo zyrtari e politikani të korruptuar.

SHBA e BE e kanë marrë seriozisht dhe nuk do të tërhiqen.

Të dielën e ardhshme do të mbërrijë në Tiranë numri 3 i Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, e cila do të sjellë feedback-un final për reformën në Drejtësi dhe do të bëjë publike kërcënimet e duhura.

Ndërkaq, në muajin gusht është fiksuar vizita në Tiranë e zv.Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden, i cili nëse miratohet reforma do të sjellë paratë e premtuara nga Uashingtoni për zbatimin e operacionit gjigand të pastrimit, ndërsa nëse rrëzohet reforma do të jetë përprah Edi Ramës në fushatën elektorale të parakohshme, e cila sipas gjasave duket e paevitueshme…

/tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Next Post
Kremi kundër rrudhave që mund të pregatisni në shtëpi

Kremi kundër rrudhave që mund të pregatisni në shtëpi

FMN publikon raportin: Bizneset e mëdha, evazorët e mëdhenj në Shqipëri

FMN publikon raportin: Bizneset e mëdha, evazorët e mëdhenj në Shqipëri

Hoxhaj: Greqia dhe Izraeli mund të ndryshojnë qëndrim për njohjen e Kosovës

Hoxhaj: Greqia dhe Izraeli mund të ndryshojnë qëndrim për njohjen e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni