Më 21 qershor do të garojnë dy grupimet e mëdha politike që kanë emrat e tyre por edhe numrin e partiçkave që përbëjnë koalicionet. Pikërisht sot koalicionet janë regjistruar zyrtarisht. Koalicioni i mazhorancës do të mbajë të njëjtin emër: Aleanca për shqipërinë Europian, si më 23 qershor 2013, kurse koalicioni i opozitës do të quhet: Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
Po kush janë përbërësit e këtyre koalicioneve? Koalicioni i mazhorancës ka në përbërjen e saj 38 parti, ndërsa koalicioni i opozitës ka 15 parti. Mësohet se Skënder Gjinushi, kreu i PSD do të kandidojë i vetëm në zgjedhje.
/tesheshi.com/