Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Ruiz Calavera, përmes një komenti në rrjetin social Twitter është shprehur se krijimi i trupave të gjyqësori është një element kyç, pa të cilin reforma në drejtësi nuk mund të ecë përpara.
Calavera ka dorëzuar në Kuvend rekomandimet për kandidatët e avokatisë për KLP-në, institucioni më të lartë në gjyqësor, që do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në mbyllje të legjislaturës, Kuvendi votoi drejtuesit e dy organeve të Vettingut, Komisioni i Kualifikimit, që do të drejtohet nga Genta Bungo dhe Kolegji i Apelimit, që do të drejtohet nga Natasha Mulaj.
Në muajin tetor pritet ngritja e të gjitha strukturave të reja që ka sjellë votimi i reformës në drejtësi. /tesheshi.com/