Ambasada Amerikane në Tiranë, në vijim dhe të mesazhit politik se është ajo që qëndron dhe mbështet fort Reformën në Drejtësi, ka shpërndarë videon e radhës me ilustrim grafik mbi rithemelimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitik”,shkruhet në shpjegimin e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë, duke u përcjellë më pas për publikin atë që pritet të ndodh, si e qysh. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/406299486663841/?t=1