Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Referendumi: çfarë kërkojnë britanikët për të mos i kërkuar “divorcin” Bashkimit Europian

Nga te Sheshi
11/11/2015
në Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Referendumi: çfarë kërkojnë britanikët për të mos i kërkuar “divorcin” Bashkimit Europian

Kryeministri britanik, David Cameron dëshiron të rinegociojë anëtarësinë e vendit të tij në BE me anë të një referendumi që pritet të mbahet në fund të vitit 2017. Ai ka deklaruar se do të bëjë fushatë që Britania të qëndrojë në BE, vetëm nëse i garantohen reformat që kërkon nga Brukseli.

Debati ka kohë që vlon mes britanikëve, qytetarëve dhe politikanëve, elitës sociale dhe emigrantëve. Vendimi është i rëndësishëm pasi prek jetën e të gjithëve, dhe ndërkaq i jep një formë të re idesë së Bashkimit Europian. Mes shumë dilemave, Cameron më në fund ka dalë në favor të daljes nga BE, nëse Britanisë së Madhe nuk i plotësohen kërkesat që ka parashtruar në disa samite të liderëve europianë, në të cilat ato janë hedhur poshtë.

cameron lid

Por, çfarë pikërisht kërkon Britania e Madhe nga BE për të qëndruar në bllok, dhe ku qëndron konflikti mes interesave britanike dhe atyre të Brukselit. Kryeministri David Cameron përmes një serie artikujsh në gazeta dhe fjalimesh ka caktuar prioritetet e veta, mirëpo gjithçka bëhet më e qartë ndërsa ai i ka dërguar një letër Donald Tusk, presidentit të Këshillit Europian.

Katër objektivat kryesore britanike që do të sjellin fushatë pro ose kundër në referendumin për BE-në, janë:

Qeverisja ekonomike: sigurimi i një njohjeje të qartë që euro nuk është monedha e vetme e Bashkimit Europian, si mënyrë për të siguruar vendet që nuk janë pjesë e eurozonës se ato nuk qëndrojnë në dizavantazh. Britania e Madhe kërkon të garantojë hapat se një bashkim i mëtejshëm financiar nuk mund të imponohet mbi anëtarët jo pjesë e eurozonës dhe se Britania nuk do të jetë e detyruar të kontribuojë në paketat e shpëtimit.

Konkurrenca: Britania dëshiron të vendosë një kufi për reduktimin e “barrës” së rregullave të tepruara dhe zgjerimit të tregut të përbashkët.

Emigracioni: kufizimin e aksesit në përfitimet e punës për emigrantët në Britaninë e Madhe. Në mënyrë specifike, qeveria dëshiron të ndalë kërkesat për përfitime nga shteti nga ata që mbërrijnë në Britani, derisa të mbushin katër vjet qëndrim në këtë vend. Brukseli ka paralajmëruar se ky kufizim përbën diskriminim dhe se mund të bjerë dakord në rastin më të mirë, për kufizimin e përfitimeve deri në një vit.

Sovraniteti: lejimin e Britanisë për të pasur mundësinë e mosdakordësisë me një “union më të bashkuar” të shteteve europiane kështu që ajo të ketë shansin e një pozicionimi larg integrimit të mëtejshëm politik. Me këtë kuptohet edhe dhënia e pushtetit më të madh për parlamentet kombëtare që të mund të bllokojnë legjislacionin që miratohet nga Brukseli.

cameron flamuj

Këto katër objektiva janë kryesore për konservatorët e Cameron, por ata dëshirojnë gjithashtu edhe çlirimin e biznesit nga ndërhyrjet e tepruara të Brukselit dhe që t’i mundësojë biznesit akses në tregje të reja përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Amerikën e Azinë.

Ata dëshirojnë gjithashtu heqjen e barrierave për shërbimet e sektorëve dixhitalë në mënyrë që të krijohet vërtet një treg unik, sikundër edhe mbrojtje specifike për qytetin e Londrës.

Konservatorët mbështesin zgjerimin e Bashkimit Europian me anëtarë të rinj, por me anë të mekanizmave të reja të cilat duhet të miratohen për të parandaluar emigracionin e gjerë përmes kontinentit.

Kryeministri ka deklaruar se Britania do t’i rezistojë çdo lëvizjeje drejt një Ushtrie Europiane dhe se dëshiron që të çlirojë forcat policore britanike nga ndërhyrjet e Bashkimit Europian. Ai ka përjashtuar mundësinë që Britania të bashkohet me eurozonën.

Por, Cameron gjatë viteve të fundit e ka vënë theksin gjithnjë e më pak tek kërkesat për ndryshime në politikat sociale të BE-së, si java 48-orëshe e punës, lejet e lindjes dhe rregullat kundër diskriminimit, kjo për shkak të presionit nga sindikatat për të lënë në formën ekzistuese këto mbrojtje që i ofron Bashkimi Europian.

Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë
Amerika

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

02/04/2023
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re
Kosova

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

02/04/2023
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani
Ekonomi

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Lajme të tjera
Prej dy vitesh shtirej si lejlek, ja cila ishte arsyeja

Prej dy vitesh shtirej si lejlek, ja cila ishte arsyeja

Alpet shqiptare: ç`lloj turizmi mund t`jua shtojë krenarinë

Alpet shqiptare: ç`lloj turizmi mund t`jua shtojë krenarinë

Nga Imer TOPANICA: Dështimi i dështakëve

Nga Imer TOPANICA: Dështimi i dështakëve

TË FUNDIT

Britanikët: Rusët, masivisht të dehur në Ukrainë!

Britanikët: Rusët, masivisht të dehur në Ukrainë!

7 minuta Më parë
Ndërsa vlera e dollarit bie për të tretën javë radhazi, euro forcohet

Ndërsa vlera e dollarit bie për të tretën javë radhazi, euro forcohet

18 minuta Më parë
Jeta magjepsëse e Sheikut të Dubait: luks dhe bamirësi

Jeta magjepsëse e Sheikut të Dubait: luks dhe bamirësi

27 minuta Më parë
Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

Tragjedi në një udhëtim qejfi: balona me njerëz merr flakë

43 minuta Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

Kosovë: serbët kërcënojnë me “kryengritje” të re

02/04/2023
Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

Si bosi i Zara-s bëri një pasuri të paimagjinueshme dhe ku po investon tani

02/04/2023
Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

Agjëron prej 80 vitesh, nuk e ndaloi as në komunizëm

01/04/2023
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

01/04/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist