Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

    Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Kur’ani, Finlanda s’do bjerë në marrëzinë e Suedisë

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Vodhi një makinë policie, ra në shinat e trenit…u shpëtua nga policia

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbisë ia vodhëm Kosovën!

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Sofja, kushte Shkupit pas një rrahjeje në Ohër

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Trump nis fushatën: Zoti krijoi dy gjini…!

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

    Françesku, i shqetësuar për gjakderdhjen në tokën e shenjtë

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

REDAKSIONALE/ Vrasja e të rinjve çekë: mos vallë kemi të bëjmë me një akt “terrori turistik”?!

Nga te Sheshi
04/07/2015
në Kryesore
Reading Time: 2 mins read
A A
REDAKSIONALE/ Vrasja e të rinjve çekë: mos vallë kemi të bëjmë me një akt “terrori turistik”?!

Vrasja e makabre e dy të rinjve nga Çekia, Michael Svatos dhe Anna Kosinova, teksa po ktheheshin nga Dukagjini, sipas të dhënave që dalin vazhdimisht, duket se është një akt i pastër dhe i qartë terrorist, e ndoshta me prapavijë turistike me qëllim baltosje imazhi.

Kjo pasi vrasja nuk ka pasur as qëllime grabitje, as motive të dobëta dhe asnjë prej detajeve momentale që çon në një krim ordiner.

Sipas gjasave, kemi të bëjmë me një atentat të kryer nga një person i cili është marrë në makinë nga të rinjtë dhe në bashkëpunim me një grup tjetër ka inskenuar pritën, por që vrasja është bërë nga prapa. Një atentat që ka një qëllim të caktuar. Atentatet kryhen përgjithësisht ose për mesazh ose për grabitje.

Përfaqësues i një agjencie turistike në Çeki, i cili merret me dërgimin e turistëve kryesisht të rinj në alpet shqiptare, deklaroi se Shqipëria konsiderohej një vend i sigurtë. Dhe në fakt ka prej më shumë se një vit që disa raporte ndërkombëtare, që pas verës së shkuar theksojnë se indeksi i sigurisë në Shqipëri është pozitiv.

Harta e nxjerrë nga Ministria e Jashtme italiane, e cila shpesh është “qibare” me Shqipërinë, është një fakt shtesë për këtë aspekt. Dhe frytet e këtij cilësimi ndërkombëtar po vinin avash avash.

Në bujtinat dhe hotelet e veriut që prej një viti tejmbusheshin me turistë nga shtetet e Europës Qendrore si Polonia e Çekia, të cilët vijnë për arsye të çmimeve të ulëta dhe relievit të ndryshëm, pra me një javë mund të shkojnë edhe në det edhe në mal.

Por ngjarja e fundit është një grusht i fuqishëm që trondit këtë imazh dhe mund të prodhojë një reaksion të fortë zinxhir.

Disa vizita të rëndësishme politike si ajo e Papa Françeskut dhe ajo e zonjës Merkel javën e ardhshme i japin një “injeksion” imazhit të vendit dhe krijojnë premise që agjencitë e vlerësimit për bisnesin, të vendosin kuota të larta, të cilat dhe kanë ndodhur.

Por një ngjarje makabre, si vrasja e dy të rinjve, i jep një devijim dhe krijon gjasat e një rikthimi në qerthullin e kaosit, duke bindur njerëzit se “ky vend s’bëhet” dhe e vetmja rrugëzgjidhje është largimi.

Policia është para një sprove të madhe, ndoshta më të madhe se ajo e vrasjes së bankierit Artan Santo, e cila nuk u zbardh kurrë. Mungesa e parandalimit të krimeve të tilla kërkon një reagim më shumë se normal dhe pa asnjë fjalë e propagandë, por vetëm të kapen autorët.

Dukagjini nuk është vend i madh dhe nuk është shumë e vështirë të rrethohet rrethi i njerëzve të krisur që mund të kryejnë krime të tilla. Banorëve të zonës nuk u intereson asnjëherë, pasi për herë të parë në 20 vjet atyre u është krijuar një dritare për të jetuar me të mirat që u ka falur Zoti.

Është shumë e çuditshme, por sa u mbyllën qetësisht zgjedhjet, ndodhi “Lazarati”, ku u vra oficeri i RENEA-s, i ndjeri Ibrahim Basha dhe tani ndodhi gjëma tjetër.

Tek ne krimet kur ndodhin, bëhen me “fushata”; kështu ndodhi me zinxhirin e tritoleve apo edhe me hedhjen në erë të shtyllave të tensionit. Të jetë rastësi…?! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?
Ekonomi

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

31/01/2023
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne
Afrika

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

31/01/2023
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!
Kosova

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
Lajme të tjera
Një fëmijë çoban bën shkrumb e hi 4 hektare pyll në Vushtri (foto & video)

Një fëmijë çoban bën shkrumb e hi 4 hektare pyll në Vushtri (foto & video)

Shkodranët, tubim me flamurin çek në nderim të dy të rinjve të vrarë

Shkodranët, tubim me flamurin çek në nderim të dy të rinjve të vrarë

Krijuesi i serialit The Simpsons: Do vij në Pejë, është afër Hawai-t

Krijuesi i serialit The Simpsons: Do vij në Pejë, është afër Hawai-t

TË FUNDIT

Dita Botërore e jo duhanit: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

Dita Botërore e jo duhanit: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

5 orë Më parë
Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

Katari, një dhuratë e veçantë për tifozët e Botërorit

6 orë Më parë
Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

Politika dëgjon denoncuesit e turpeve në Shqipëri

11 orë Më parë
Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

Çfarë i ka ndodhur Neuer-it?

11 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

Tre vjet Brexit: më mirë për Britaninë apo më keq?

31/01/2023
Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

Minierat e “ferrit” për nevojat e botës moderne

31/01/2023
Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

Njeriu i SHBA-së në Prishtinë: Jo Srpska në Kosovë!

31/01/2023
“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

“Tradhtia e Berlinit”: pse Amerika ushtron presion mbi aleatin e saj Gjermaninë?

31/01/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist