A e dini se mund të keni duar të lëmuara dhe rinore në më pak se një minutë?
Shiheni këtë metodë që e gjeni më poshtë dhe kuptojeni se duke bërë këtë “scrub” të thjeshtë, duart tuaja do të jenë jashtëzakonisht të lëmuara dhe plot freski.
Përbërësit:
1-2 lugë gjelle vaj ulliri
1-2 lugë gjelle sheqer
Si ta përgatisni?
Vendosni në duar një ose dy lugë gjelle sheqer. Më pas shtoni edhe vajin e ullirit. Nëse dëshironi, mund të përdorni vaj kokosi në vend të ullirit, në sasi të njëjtë.
Për t’i kombinuar këta përbërës, fërkoni shuplakat e duarve mes vete fillimisht e më pas edhe gjithë duart./tesheshi.com/