Nga katër takimet e së premtes për javën e tetë të sezonit të rregullt në Euroleague, tre prej tyre ishin derbi.
Dhe më kryesori nga këto ndeshje ishte “El Clasico”, e famshmja përplasje Barcelona – Real i Madridit.
Një takim që pati vetëm një protagonist, Realin e Madridit, që kryesoi nga fillimi në fund në transfertën ndaj Barcelonës. 63-102 përfundoi kjo ndeshje për udhëtuesit; fitorja më e thellë e Realit ndaj Barcelonës në Euroleague.
Në derbin e Athinës, fitorja i buzëqeshi Olimpiakosit. Printezis shënoi një trepikësh kur kishin mbetur vetëm tre sekonda nga fundi i lojës.
I tërë takimi midis Panathinaikosit dhe Olimpiakosit përfundoi 77-79, me Spanulisin e udhëtuesve si shënuesin më të mirë, me 22 pikë.
Në një tjetër derbi, në atë të Stambollit, Gallatasaraji fitoi ngushtësisht, 85-81, ndaj Darushafakasë, duke u ndërprerë ecurinë pozitive miqve.
Gallatasaraji vijon të mbajë vendin e fundit në klasifikim, së bashku me tre skuadra të tjera, të gjitha me nga dy fitore e gjashtë humbje.
Kryesuesit e CSKA-së së Moskës fituan 95-86 ndaj Zhalgiris Kaunas në kryeqytetin rus.
CSKA-në e ndjek Reali i Madridit në renditjen e përgjithshme të Euroleague-s. /tesheshi.com/