Siç edhe mendohej, Reali i Madridit do të kalonte një pasdite të vështirë në fushën e Rajo Valekanos.
Pa Ronaldo-n e dëmtuar, me Ramos-in në stol, e me Benzema-në që lë lojën i lënduar, Reali e ka patur mjaft të vështirë të fitonte.
Skuadra madrilene, që e kishte të domosdoshëm trepikëshin për të mos iu ndarë rivalëve në luftën për titull, është gjendur në disavantazh që në çerekorëshin e parë të lojës. Vendasit kanë kryesuar 2-0 në minutën e 14-të, pas golave të shënuar nga Embarba dhe Miku.
Miqtë do të nisnin të ushtronin presion me ta marrë veten nga goditja e minutave të para. Diferenca shkurtohet në minutën e 35-të, kur realizon Bale. Shtatë minuta më vonë Benzema del nga fusha i dëmtuar.
Lucas, lojtari që zëvendësoi francezin, barazon në minutën e 52-të. Kaq u duhet madrilenëve, që të shpenguar gjejnë dhe golin e fitores. Sërish uellsiani, sërish Bale. Eshtë ai që i jep fitoren 2-3 Realit me tundjen e rrjetës kundërshtare nëntë minuta para mbylljes së tërë takimit.
Reali merr tre pikët dhe pret një gabim të Atletikos së Madridit apo Barcelonës, që luajnë një pas një këtë mbrëmje. /tesheshi.com/