Ngjan si një skenë patriotike e sajuar ajo e një flamuri të nxjerrë nga rrënojat, që siç mund të shihet është i plotë e u pagrisur apo zhubrosur gjëkundi. Ka qenë ministri Lleshaj ai që i “ka dalë për zot” origjinalitetit të skenës, duke informuar me patetizëm:
“Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.
Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.
Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë Kombëtare.
Rroftë Shqipëria!”, e përfundon kreu i Rendit statusin e tij, gjithsesi nën pikëpyetjen e fortë nëse është apo jo ashtu siç thotë ai. /tesheshi.com/