Lojtarët e Real Madridit fituan sërish, për herë të pestë në historinë e tyre, Kampionatin Botëror për Klube, pasi mposhtën në finalen e Rabatit Al Hilal, skuadër nga Arabia Saudite me rezultat 5:3.
Reali e fitoi këtë kompeticion pas viteve 2014, 2016, 2017 dhe 2018 dhe është rekordmen për numrin e titujve. Ai pasohet nga Barcelona, e cila ka fituar tri herë.
Po kështu Reali vazhdoi dominimin e skuadrave evropiane në Botërorin e Klubeve. Hera e fundit që një skuadër jo-evropiane festoi ishte në vitin 2012, kur braziliani Corinthians ishte më i mirë se Chelsea në finale.
Vinicius Junior dhe Federico Valverde shënuan nga dy gola për klubin madrilen, ndërsa Karim Benzema shënoi një. Vietto shënoi dy herë për klubin saudit, ndërsa Marega shënoi golin e tretë.
Në ndeshjen për vendin e tretëm lojtarët e Flamengos braziliane mposhtën në Tangier 4:2 egjiptianin Al Ahly. /tesheshi.com/