Vetëm një ditë pasi Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe u dha 48 orë kohë diplomatëve iranianë të largohen nga mbretëria saudite, të njëjtën gjë ka bërë Bahrejni.
Njoftimin e ka bërë ministri i Informacionit, Isa el-Hamadi, i cili deklaroi në konferencën e shtypit në Manama, në kryeqytetin e vendit: “Këshilli i Ministrave mori vendimin për t’i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, dhe u ka lënë kohë diplomatëve iranianë të largohen brenda 48 orëve.”
Bahrejni ka patur ngahera fërkime me Iranin, duke e akuzuar atë për mbështetje të protestave të popullsisë shiite në vend. /tesheshi.com/