Ndalimi në Lubjanë i deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, mbi bazën e një flet arresti të Serbisë, për Kadri Veselin, përbën një veprim të papranueshëm për Kuvendin e Kosovës.
“Ne kërkojmë nga shteti slloven që ky veprim të korrigjohet sa më parë që është e mundur dhe z.Haradinaj t’i mundësohet kthimi në Kosovë. Aktakuzat e Serbisë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë aktakuza të bazuara mbi fakte të rreme dhe si të tilla nuk kanë të bëjnë asgjë, as me të vërtetën e as me drejtësinë”, thuhet në reagimin e Veselit.
Kryekuvendari ka thënë se institucionet sllovene të ligjit nuk duhet të bien pre e manipulimeve që bën Qeveria e Serbisë me të tilla aktakuza, “që në dy proceset e zhvilluara në Hagë ndaj z.Haradinaj janë provuar si aktakuza krejtësisht të pabazuara”.