Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është shfaqur kritik me aktin e firmosjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për kthimin e transportit hekurudhor mesdy vendeve. Kjo, pasi firma në emër të Kosovës është vënë nga individë pa mandat.
Sot në Mynih janë nënshkruar dy marrëveshje…. nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, shkruan Albin Kurti, referuar një akt që ka vulë amerikane.
Kurti, dukshëm është shfaqur mospajtues me faktin që ai si kryeministër i ri i Kosovës pothuajse është injoruar nga protagonistët e marrëveshjes.
“Është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së”, shkruan Kurti.
“Për më tepër, nëse bazohemi te një version i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare”, thekson Kurti, duke shfaqur dhe mospajtim me vetë marrëveshjen.
“Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet”, shton ai. /tesheshi.com/