Një burrë daltonik në Nju Jork ka arritur të dallojë ngjyrat për herë të parë duke vendosur syze të veçanta në ditëlindjen e tij të 23. Syzet Enchroma përdorin një teknologji të veçantë që ndihmon njerëzit daltonikë të dallojnë ngjyrat që shpesh herë në sytë e tyre shfaqen si kafe.
Video tregon se si Alex Kriz nga Massachussetts provon syzet Enchroma dhe emocionet kur sheh barin e gjelbër. Më pas ai kthehet drejt shokut të tij të veshur me një bluze me ngjyrat e ylberit dhe e e përqafon me lot gëzimi.
“Zemra po rreh kaq shpejt tani” – thotë Alex në fund të videos teksa heq syzet me duart që i dridhen./tesheshi.com/