Familjet dhe të afërmit e viktimave që vdiqën në fluturimin e zhdukur të Malaysia Airlines MH370 nisën procedurat gjyqësore në Kinë të hënën.
Gjyqi, i nisur nga familjarët e më shumë se 40 viktimave, do të mbahet në Gjykatën e Qarkut Chaoyang në kryeqytetin Pekin deri më 6 dhjetor, raportoi e përditshmja Global Times.
Fluturimi MH370 i Malaysia Airlines në linjën Kuala Lumpur – Pekin u zhduk më 8 mars 2014 me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord.
Shumë vende u përfshinë në kërkim, por avioni nuk u gjet.
Kërkimi përfundoi në fillim të vitit 2017. /tesheshi.com/