Pas lajmit të bujshëm se është pikasur një tjetër avion me drogë duke shkuar drejt Italisë nga Shqipëria, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike dega Vlorë, Moisi Memiaj. Ai është shprehur se ka pasur shumë raste të tilla, ndërsa akuzoi shtetin, i cili, sipas Memiaj, mbështet krimin.
“Ka pasur shumë raste të tilla, madje një herë kur e kapën një avion të tillë vitin e kaluar e lanë përsëri të lirë sepse e nxorën sikur avioni ishte pjesë e një filmi”, tha Meminaj, duke shtuar se, krimi ka gjetur mbështetjen e shtetit dhe ndaj lulëzon në këto forma trafiku i drogës.
Sipas tij, që nga viti i kaluar dëshmitë flasin për dhjetëra sinjalizime të uljes së mjeteve të tilla.
Moisi Meminaj ishte në zonën ku dyshohet se është ulur një avion me lëndë narkotike ndërsa nga aty u shpreh se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një trafiku të vazhdueshëm droge të ndihmuar nga strukturat e shtetit. /tesheshi.com/