Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Të panjohurat e Sokrat Dodbibës: shpëton arin shqiptar nga gjermanët, vdes në Burrel, mohohet nga i vëllai komunist

Nga te Sheshi
23/03/2016
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Të panjohurat e Sokrat Dodbibës: shpëton arin shqiptar nga gjermanët, vdes në Burrel, mohohet nga i vëllai komunist

Nga Bardha Nergjoni

“Unë jam në shërbim të popullit e i detyrohem ndershmërisë së tij, ndaj zotërinj ushtarakë po ju them se  qeveria jonë njeh vetëm rregulla shtetërorë e zyrtarë” – ishin këto fjalët e Sokrat Dodbibës përballë ushtarakëve gjermanë që pretendonin arin shqiptar duke e mbrojtur me të gjitha mundësitë ligjore dhe karakterin e tij pasurinë e një shteti. Por edhe pse qëndroi stoik në pozicionin e tij prej eksperti të fushës, Sokrat Dodbiba ministër i Financave për një vit në qeverinë e Rexhep Mitrovicës, u dënua me 30 vjet burgim, konfiskim të pronave dhe trajtim çnjerëzor në burgje, derisa vdiq në kampinn e Burrelit nga ushqimi i keq.

federik dhe madalena dodbiba

Nipi i tij, Federik Dodbiba tregon se si e takonte xhaxhain e tij në burg dhe histori që lidhen me këtë figurë pak të njohur, por me një rol të rëndësishëm për kohën, dhe  që e mbylli dhe jetën prapa hekurave në Burrel.

Familja Dodbiba është vendosur herët në Elbasan dhe ka krijuar lidhje me familjet më të nderuara të këtij qyteti. Cila ishte lidhja me Lef Nosin?

Polikseni, gjyshja ime, ishte përfaqësuesja më e denjë e familjes për vetë pozicionin e saj, por edhe për familjen nga vinte. Ajo ishte motra e Lef Nosit dhe unë krenohem me këtë. Nëna e Kolë Popës ishte mbesa e Poliksenit. Lidhjet midis familjeve janë të shumta. P.sh. me doktor Nosin jemi kushërinj të dyfishtë. Babai im, doktor Nosin e kishte kushëri të parë. Kur doktor Nosi u martua për së dyti, mori nuse nga Korça, e cila ishte tezja e nënës sime. Gjyshja kishte kaluar mjaft fatkeqësi pasi një djalë i vdiq në burg, ndërsa një vëlla ia pushkatuan. Një nga momentet më të vështira për gjyshen time ishte kur Kolë Paparisto doli dëshmitar kundër Sokratit, në gjyqin e tij. Kolë Paparisto ishte djali i mbesës së Poliksenit. Gjyshja ime e ka mallkuar duke i thënë “mbarofsh i vetmuar!”. Ky mallkim e gjeti e ai vdiq në Korçë në një hotel.

Sokrati i kishte një “borxh” babait tuaj, e megjithatë nuk ja ktheu. A e kujtoni historinë e xhaxhait tuaj si Ministër?

Sokrat Dodbiba, xhaxhai im shkoi në Austri për shkencat ekonomike me ndihmën e tim eti, i cili ishte orëndreqës dhe kontribuoi që Sokrati të mbaronte studimet. Në vitin 1943, kur Shqipëria u pushtua nga gjermanët, Sokrat Dodbiba ishte ministër i Financave. Emërimin e bëri daja i tij, pra Lef Nosi, vëllai i gjyshes sime. Ai u caktua ministër i Financave jo se ishte nipi, pasi Lefi nuk favorizonte askënd, por sepse tek Sokrati kishte parë një njeri të besueshëm dhe korrekt, pa llogaritur arsimin e lartë për shkenca ekonomike.

Në fakt, në familjen tonë ekziston një histori që tregon se Sokrati nuk lëshonte pe: Një person i vjen babait tim, Sifit, i cili ishte orëndreqës në dyqanin e tij dhe i thotë se do të paguante deri në 13 napolona florinj nëse im atë do t’i merrte të vëllait një letër që ai të lëvizte në kufi pa u kontrolluar. Babai im pranoi të shkonte pasi sasia e parave ishte e madhe. Sokratin e takoi në zyrë e ia tregoi të gjithë historinë duke i thënë se kishte shkuar për një punë zyrtare. Sokrati hesht për pak dhe i thotë se daja i tij, Lef Nosi, nuk e kishte caktuar të bënte veprime të tilla, të spekullonte me atë që ishte pasuria e popullit shqiptar. “Duke të dhënë këtë letër, atëherë nuk do të paguhej dogana ndaj shtetit dhe unë do të shkelja ligjet. Detyrimin që kam ndaj teje, do ta laj me punën time, por duhet të jemi të pastër”, ishte përgjigjja që Sokrati i dha tim eti, Sifit.

Sokrat Dodbiba nuk përfitoi nga posti i tij madje e pësoi…

Sokrati bashkë me të shoqen ndërtuan një shtëpi në Tiranë. Flitet se paratë për ndërtimin e kësaj shtëpie ishin nga paja e bashkëshortes së tij. Ai nuk jetoi së bashku me gruan në këtë shtëpi, që ndodhej tek Rruga e Elbasanit, por kishin marrë një shtëpi të vogël me qira. Pak para Çlirimit, në ’43-shin, ai mendonte se në rast se do të jetonte aty, do të rrezikonte jetën e tij dhe bashkëshortes, kështu që shtëpinë e re ia dha me qira legatës turke. Pas çlirimit u arrestua e u dënua me burgim të përjetshëm, por dënimi iu ul duke shkuar deri në 30 vjet. Në atë kohë, dy qenë personazhet që administruan thesarin shqiptar: Sokrat Dodbiba dhe Mitrush Kuteli. Këta të dy janë ata që mundën ta mbanin pasurinë e Shqipërisë këtu, duke ndërhyrë edhe tek gjermanët.

Çfarë problemesh patët nga burgosja e xhaxhait tuaj?

Pas arrestimit të xhaxhait, iu mor edhe shtëpia, ndërsa e shoqja vdiq e vetme në një shtëpi të marrë me qira. Ndërsa vëllezërit e tij, im atë dhe Jani reaguan në mënyra të ndryshme. Jani ishte mekanik dhe kishte një ofiçinë. Të bijtë ishin komunistë që luftonin për një ideal. Ata ishin: Pirro Dodbiba, nënsekretar i parë në Gramsh, Niko Dodbiba ambasador në Bullgari, Bardhyl Dodbiba, komandant i përgjithshëm i zjarrfikësve të Shqipërisë, ndërsa Henrieta, motra e tyre, u martua me Llazar Siliqin.

Kur u burgos Sokrati, Jani u shkëput dhe nuk deshi të dijë më për vëllanë. Ndoshta kjo erdhi pasi ai donte të mbronte fëmijët dhe zgjodhi rrugën e mohimit. I vetmi që i ka shkuar në burg Sokratit pas burgosjes, ishte im atë. Ai u mor me tregti dhe kishte ndërtuar një shtëpi dhe një dyqan, të cilat u shtetëzuan pas çlirimit. Pasi u arrestua Sokrati, babanë e thërritën dhe i thanë se xhaxhai ishte armik i popullit dhe duhet ta braktiste. Madje e kërcënuan duke i thënë se në të kundërt do të merreshin dhe me të. Vendosmëria e tim eti bëri që t’i vinin një tatim prej 400 mijë lekësh, ndërsa mua më përjashtuan nga shkolla për agjitacion e propagandë.

Ç’ndodhi me xhaxhanë?

Babai nuk e braktisi asnjëherë atë. Herën e fundit që shkoi për t’i çuar pakon e muajit, Sokrati ishte shumë keq. Babai tregon se ai vetëm e ka përshëndetur nga larg. Kur e kishte pyetur se ç’donte t’i sillte herë tjetër, ai kishte thënë vetëm një pjatë gjellë. Sipas të dhënave që kemi, Sokrati vdiq nga mungesa e vitaminave në burgun e Burrelit.

Po ju, si pasardhës i Dodbibajve si i mbijetuat përndjekjes së sistemit?

Unë ndoqa zanatin e babait si orëndreqës. Vetëm me këtë zanat munda të mbaj familjen. Si një ndër nipërit Dodbiba, kam parë të gjithë luftën që u bë me një pjesë të familjes, qysh nga pronat e konfiskuara e deri tek burgimet që përndoqën emra të njohur që në histori janë fiksuar për mbrojtjen e thesarit të shtetit dhe korrektësinë në punë. Në heshtje, kjo familje ka përtypur vitet e komunizmit deri në vitet e demokracisë. Me lidhje të afërta me Lef Nosin, familja Dodbiba, ndër familjet e pasura të Elbasanit, u përndoq, por për fat munda të vazhdoj punën dhe të ushqej familjen. Pas demokracisë kemi mundur të marrim disa prej pronave tona.

Pak rreshta për Sokrat Dodbibën

Sokrat Dodbiba lindi në Elbasan. Studioi në “Robert Collage”, një prej kolegjeve më të mira të kohës në Stamboll dhe vazhdoi studimet e larta për Ekonomi në Vienë.

sokrat dodbiba me bashkeshotr

Me gradën doktorr në Ekonomi Politike në Vienë Dodbiba  kthehet në Shqipëri dhe në vitet 30-të emërohet sekretar i përgjithshëm  pranë Ministrisë së Financave dhe deri në vitin 1943 kryen funksionin si komisioner  në Bankën e Shtetit. Ai ishte nip i Lef Nosit, që pati një rol në karrierën e tij politike. Në vitin 1943 Dr. Dodbiba zgjidhet deputet i Elbasanit në Kuvendin Kombëtar dhe më 5  nëntor të këtij viti emërohet Ministër i Financave në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Si një teknik i përsosur  në këtë fushë, Dr.Sokrati  arriti  të stabilizojë me kompetencë situatën ekonomike. I  gjendur  përballë  një kaosi të një lufte të përbotshme, ai përsëri diti të mbrojë interesat kombëtare, thesarin e shtetit shqiptar. Për aktivitetin e tij pro interesave  kombëtare flasin vetë faktet si: faksimilet e arshivuara, dokumentet që mbajnë firmën e tij të nderuar, dëshmi okulare që e inkuadrojnë si një figurë e përmasave të një intelektuali të mirëfilltë.

Të ngjashmeLajme

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?
Ekonomi

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?
Konflikti

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta
Politikë

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Lajme të tjera
I mbijeton atentatit në Paris dhe në Bruksel: Me fat? Jo, ndihem i përndjekur

I mbijeton atentatit në Paris dhe në Bruksel: Me fat? Jo, ndihem i përndjekur

Kosova kthen prapa kamionët me produktet e Serbisë

Kosova kthen prapa kamionët me produktet e Serbisë

Priten reshje të dendura, Bashkia e Tiranës paralajmëron qytetarët

Priten reshje të dendura, Bashkia e Tiranës paralajmëron qytetarët

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

9 orë Më parë
Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

10 orë Më parë
Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

12 orë Më parë
Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist