Turqia duhet të qëndrojë në rrugën e anëtarësimit në BE, tha Nacho Sanchez Amor, raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Turqinë.
“Turqia është dhe duhet të mbetet një vend kandidat, megjithë vështirësitë aktuale në marrëdhëniet e saj me BE-në”, tha Amor në një deklaratë pas vizitës së tij të parë zyrtare në Ankara, gjatë së cilës ai u takua me anëtarët e qeverisë turke dhe kryetarët e bashkive.
“Ne kemi nevojë të komunikojmë më shumë dhe më mirë në mënyrë që të kapërcejmë mungesën e besimit aktual midis Turqisë dhe BE-së”, tha Sanchez Amor.
Negociatat për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian filluan në 2005, por arrëdhëniet u prishën pas një grushti shtetit të dështuar në vitin 2016.
Sanchez Amor bëri thirrje për reforma në gjyqësor dhe politikat e mediave në Turqi, duke e quajtur periudhën pas grushtit të shtetit si “të veçantë.
Tensionet gjatë vitit të kaluar janë shtuar edhe nga mosmarrëveshjet e gazit në Mesdhe dhe një ofensivë ushtarake turke në Siri.
Turqia dhe BE nënshkruan në vitin 2016 një marrëveshje që synon të ndalojë fluksin e migrantëve në Evropë në ikje nga lufta civile siriane në këmbim të ndihmës financiare të BE-së. /tesheshi.com/