Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Raporti i Auditit/ Abuzimet në Ministrinë e Arsimit: U paguan mësuesit pa ardhur në mësim, por ka dhe të tjera

by te Sheshi
12/07/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Raporti i Auditit/ Abuzimet në Ministrinë e Arsimit: U paguan mësuesit pa ardhur në mësim, por ka dhe të tjera

Nga Bashkim Kastrati

Zyra e Auditorit Gjeneral ka gjetur parregullsi të shumta në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Sipas raportit të Auditorit Gjeneral, në vitin 2014 MASHT kishte shpenzuar për blerjen e librave shkollorë dhe librave tjera profesionale 8.535,353 euro si dhe afërsisht 1,500,000 euro për blerjen e inventarit të imët nën 1,000 euro. Shpenzimet ishin buxhetuar, paguar dhe regjistruar si investime kapitale përkundër kërkesës së planit kontabël që blerjet e tilla të klasifikohen si mallra dhe shërbime.
Auditori ka konstatuar se ka sasi të tepërta të librave të furnizuara si rezultat i planifikimit të dobët të kërkesave dhe menaxhimit të dobët të pranimit të librave (librat janë pranuar nga drejtorët e shkollave, pa komisione përkatëse, nuk ka qenë e mundur numërimi i sasive të librave të liferuara, dhe si rezultat kanë rrjedhur mos përputhje në mes të sasive të kërkuara dhe të pranuara);

largea_shkolla1376770231“Në stoqe kanë mbetur shumë libra të papërdorur. Këtë e kemi verifikuar gjatë vizitave në 6 shkolla të ndryshme. Më pas kemi këshilluar MASHT-in të verifikojë librat në stoqe nëpër të gjitha shkollat nëpërmjet komisioneve, dhe rezultati ishte 235,008 tekste/libra shkollore të pashpërndara me vlerë prej 503,974 euro. Përveç kësaj në shkollat e vizituara nuk është respektuar Udhëzimi Administrativ Nr.16/2012 – Pajisja e nxënësve me tekste shkollore falas, përdorimi dhe ruajtja e tyre”, thuhet në vërejtjen e auditorit.

Vërejtje ka edhe tek furnizimi me Libra për nevojat e Universitetit të Prishtinës, pasi që përveç librave shkollor MASHT gjatë vitit kishte shpenzuar 1,251,361 euro për blerjen e Librave Shkencor për nevojat e Universitetit të Prishtinës. Kjo parashihej në një marrëveshje të mëhershme të mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet MASHT dhe UP, për blerjen e librave shkencore për nevoja të studenteve.
Auditori ka identifikuar dobësi gjatë procesit të furnizimit, prej fazës se planifikimit, menaxhimit të kontratës e deri të dorëzim pranimi dhe deponimi i librave.

“Pranimi i librave ishte bërë nga një komision i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe të UP-së. Pranimi i librave kishte filluar nga viti 2013, dhe deri tani janë pranuar 11 kontingjente librash. Librat ishin vendosur në tri lokacione: Në fakultetin e Mjekësisë, Bibliotekën Kombëtare (më vonë janë tërhequr edhe dërguar në atë universitare pa kurrfarë dëshmie të dorëzim–pranimit.) dhe në konviktin nr 7 në Qendrën e Studentëve. Në QS librat ishin deponuar në muajin Tetor për shkak të hapësirës, mirëpo me rastin e pranimit nuk ishte bërë numërimi i sasisë së librave”, thuhet në raportin e auditimit.

Si pasojë e mos respektimit të procedurave të pranim-dorëzimit, nuk dihet sasia e librave të deponuar në ketë depo. Po ashtu një sasi e librave është deponuar në Bodrumin e Bibliotekës Kombëtare. Auditori ka konstatuar se këto libra përpos që nuk shfrytëzohen për qëllimin e blerjes, i nënshtrohen disa rreziqeve pasi kushtet e ruajtjes nuk janë adekuate. Vlera e librave në këtë lokalitet është mbi 900,000 euro.

“Mos planifikimi i duhur i kërkesave për libra dhe kontrollet e dobëta gjatë pranimit dhe shpërndarjes së librave shkollor kanë shkaktuar furnizime të tepërta dhe të panevojshme duke krijuar kosto të paarsyeshme për ministrinë. Ngjashëm ka ndikuar edhe blerja e librave për nevojat e UP-së ku sasitë janë tepër të mëdha në krahasim me nevojat dhe procesi i pranimit dhe shpërndarjes është përcjellur me shumë dobësi”, konstaton auditori.

Me diplomë të ekonomikut ligjëron muzikën!

Auditori ka gjetur parregullsi edhe tek angazhimet e stafit akademik dhe mosrespektimi i kritereve për këtë angazhim. Këto parregullsi janë gjetur vetëm nga një mostër që është marrë, që ngrit dyshime, se po të verifikohen të gjitha rastet parregullsitë mund të jenë edhe më të mëdha.

Në dy nga 10 rastet e testuara është hasur në parregullsi sa i përket diplomave të stafit akademik në Upe.;

“Në një rast ishte angazhuar profesori me kualifikim jo adekuat. Personi në fjalë kishte magjistraturë në fushën e ekonomisë, ndërsa ishte i angazhuar në fakultetin e arteve në fushën e muzikës”, thuhet në raport, ndërsa ceket se janë gjetur edhe tri raste me diploma te pa-nostifikikuara.

“Po ashtu dhe për dy raste në Upz zyrtarët përgjegjës nuk na ofruan dëshmi mbi kualifikimin e ligjëruesve të angazhuar”.

Ligjëruesit paguhen pa i mbajtur orët, në vend se të ndëshkohen

E gjetura tjetër e auditorit është se gjatë procesit mësimor në UPe dhe UPz për muajin prill dhe maj 2014 është konstatuar se në 12 nga 22 rastet e testuara në Upe, dhe në 12 nga 15 rastet e testuara në Upz profesorët nuk e kanë plotësuar normën e orëve obligative për të cilën janë kompensuar.
“Në 12 rastet e identifikuara në UPe numri i orëve të planifikuara sipas orarit mësimor ishte 504 orë, ndërsa sipas listave të vijueshmërisë kemi konstatuar se 177 orë janë kompensuar pa u mbajtur procesi mësimor”, thuhet në raport.
Por Rregullorja për të ardhurat personale, parasheh masa sanksionuese për personelin akademik me heqje të pjesshme të pagës prej 50 euro për një orë të humbur për profesorë dhe 25 euro për asistenët.
Këto masa nuk janë aplikuar nga organet kompetente në UPe. Në UPz për 268 nga 720 orët mësimore të planifikuara, nuk ka pasur dëshmi të vijueshmërisë së procesit mësimor. Edhe përkundër këtij fakti profesorët janë kompensuar me paga të plota dhe nuk është aplikuar asnjë masë sanksionuese.
“Mungesa e dokumentimit të vijueshmërisë së procesit mësimor në Universitete si dhe mos aplikimi i penaleve në pagesa ka ndikim negativ financiar për Universitetet dhe Ministrinë. Kjo rrit rrezikun e kryerjes së pagesave të parregullta për orët që nuk janë mbajtur dhe ka ndikime negative në cilësinë arsimore”, tërheq vërejtjen auditori.

Ministri iu lejoi këshilltarëve veturat në dispozicion 24 orë

Se paraja publike shpenzohet pa u menduar dy herë, tregon edhe e gjetura mbi privilegjet që kanë stafi politik i ministrave. Në rastin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, e gjetura e radhës është se këshilltarët politik përveç privilegjeve të tjera si mbushjet e shumta të telefonit mobil, mëditjet e majme etj., ata kanë në dispozicion 24 orë edhe veturat zyrtare. Veprim ky që nuk ka asnjë logjik, sepse nuk ka arsye që një këshilltar i ministrit ta ketë në dispozicion veturën zyrtare 24 orë, sepse nuk kryen ndonjë punë të inspektimit në terren. Kjo është njëra nga arsyet pse shohim shpesh vetura zyrtare në bregdetin shqiptar.

“Ministri kishte vendosur që Këshilltarëve të Kabinetit t’u lejohet shfrytëzimi i automjeteve zyrtare gjatë 24 orëve. Një vendim i tillë është në kundërshtim me nenin 3 të udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare UA 03/2008. Poashtu shpenzimet vjetore të derivateve nga këshilltarët e Ministrit prej 21,715 litra nuk ishin arsyetuar, pasi që nuk ishin plotësuar formularët për shfrytëzimin e automjeteve siç kërkohet”, jep vërejtjen auditori.

Auditori konstaton se Mungesa e raportimit për përdorimin e automjeteve, rrit rrezikun që automjetet të përdoren edhe jashtë objektivave zyrtare dhe mund të shkaktojë shpenzime të larta/të paarsyeshme për derivate, servisim dhe mirëmbajtje, ndërsa i rekomandohet ministrit që të merret me këtë çështje.  /tesheshi.com/

Tags: abusimearsim

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Stiven Gerrard debuton për herë të dytë (VIDEO)

Stiven Gerrard debuton për herë të dytë (VIDEO)

Roja bregdetare greke shpëton nga mbytja 117 emigrantë

Roja bregdetare greke shpëton nga mbytja 117 emigrantë

Tom Doshi aksidentohet në Velipojë, por pa probleme

Tom Doshi aksidentohet në Velipojë, por pa probleme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni