Në gjykimin e kreut të PBDNJ-së, parti e cila tashmë është pothuajse e ç’faktorizuar tërësisht në skenën politike shqiptare, kryeministri Rama është problem kryesor në raportet mes dy vendeve. Nga Boboshtica, atje ku për çdo vit krerët e minoritetit nderojnë bashkëkombësit e tyre në një varrezë ish-ushtarësh, Vangjel Dule u përpoq ta nxirrte Ramën si “delen e zezë”, jo të raporteve zyrtare Tiranë – Athinë, por mes dy popujve.
“Duhet të jemi të qetë dhe krenarë për marrëdhëniet që kemi ngritur mes 2 popujve. Janë marrëdhënie në nivelin më të lartë. Nëse ka nje problem midis vendit tonë dhe Greqisë, fatkeqësisht ai është vetëm kryeministri i vendit Edi Rama i cili nuk i shërben axhendes tradicionale të marrëdhënieve midis dy vendeve por kërkon të imponoje një axhende që është ne diskonkordance të plotë me ndjenjat dhe dëshirat e popullit shqiptar”, tha Dule.
Përplasja mes tyre si politikanë e më pas me Athinës e Tiranës, erdhi pas reformës territoriale që e fuste Himarën në Labëeri duke e bashkuar me Vranishtin, e po ashtu pas kushteve të Ramës për Marrëveshjen Detare, Çështjen Çame, Ligjin e Luftës. /tesheshi.com/