I vetmi që është shprehur deri më tani për vdekjen e senatorit John McCain në Rusi, është lideri çeçen Ramzan Kadyrov.
“Vdiq senatori John McCain. Ai ishte në mesin e politikanëve amerikanë që e urrenin në mënyrë të pashpjegueshme Rusinë. Atij nuk i pëlqente fakti që Rusia ekziston. Rusia ka ekzistuar, ekziston dhe do të ekzistojë. Ai iku me caktimin e Allahut”, ka shkruar Kadyrov në një mesazh të tij ku përzihej politika me me qielloren.
Senatori amerikan John McCain, një ish-i burgosur i Luftës së Vietnamit, i cili ishte kandidati presidencial i partisë së tij në zgjedhjet e 2008-ës përballë Barack Obama-s u konsiderua si një i apasionuar në fushën e politikës së jashtme dhe mbajti qëndrimet tradicionale republikane rreth ngjarjeve botërore.
Ai kishte një qëndrim veçanërisht të ashpër ndaj Rusisë, ku një vit më parë i tha Vladimir Putinit se do ta “paguante për sulmin ndaj demokracisë amerikane”.
Prandaj nuk është për t’u habitur që në Rusi lajmi i vdekjes së tij është marrë ftohtë. Pra një nga të paktët që shprehu mendimin e tij, ishte udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov. /tesheshi.com/