Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherit kreu i AAK ka hequr të gjitha dilemat sa i përket votës pro apo kundër të deputetes Donika Kadaj-Bujupi e cila së fundmi braktisi Vetëvendosjen dhe u rikthye në AAK.
Haradinaj ka publikuar një foto në Facebook nga mbledhja e grupit parlamentar të partisë ku shihet edhe Kadaj-Bujupi, ndërsa shkruan “Grupi Parlamentar i AAK-së unik para seancës së Kuvendit të Kosovës”.
Por ish-vetëvendosësja Kadaj-Bujupi sa ishte në partinë e Kurtit në shkurt të këtij viti deklaroi për mediat kosovare se nuk e voton Demarkacionin.
Seanca është paraparë të mbahet në ora 16:00 por ajo nuk ka filluar dhe nuk dihet se kur mund të fillojë, pasi koalicioni qeverisës ende nuk ka konfirmuar se i ka siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. /tesheshi.com/