Në një reagim mbi masakrën ndaj një spitali në Gaza, me pasojë 500 të vdekur, kryeministri Rama zgjedh të spërdridhet mes frazash mjaft që mos e prekë apo akuzojë Izraeli, një shtet genocidal, e pranon apo s’e pranon ai.
“Është thellësisht tronditëse të shohësh pamjet e goditjes me bombë të spitalit Al-Ahli në Gaza, ku qindra e qindra njerëz u masakruan e humbën jetën.
Sipas ligjeve ndërkombëtare po edhe zakoneve të luftës, të sëmurët e të plagosurit, spitalet, personeli mjekësor dhe objektet e lëvizshme të kujdesit mjekësor nuk preken.
Nuk ka asnjë justifikim, në asnjë rrethanë, për goditjen e infrastrukturës spitalore, civilëve dhe ekipeve mjekësore.
Deklarata e kryeministrit Netaniahu se kjo masakër u krye nga vetë barbarët terroristë është drithëruese, por nuk mjafton për ta ndarë të vërtetën nga pretendimet e palëve ndërluftuese. Prandaj të gjitha faktet e mundshme duhet të mblidhen dhe të provohet autorësia e kësaj goditjeje të tmerrshme në themelet e vetë njerëzimit”, shkruan i pari i qeverisjes shqiptare, duke iu referuar deklaratës të udhëheqësit të një shteti mashtrues, e provuar kjo me qindra herë, ku herën e fundit shpërndau fake neës-in e prerjes së kokave nga Hamasi të foshnjave izraelite..
“Hamasi është një kancer në trupin e njerëzimit, por kjo nuk mjafton as për t’i mbyllur sytë përballë pamjeve rrënqethëse të gërmadhave të spitalit të bombarduar dhe as për t’u mjaftuar me deklaratën shumë tronditëse të kryeministrit të Izraelit”, shkruan Rama, për t’i kujtuar se Hamasi nuk është kancer në trupin e njerëzimit, pasi aksionet e tij janë lokale e jo globale, se Hamas është pasojë e jo shkak, sado i papranueshëm në etikën e luftës.
“Në këtë luftë Shqipëria dhe e gjithë bota demokratike është e përcaktuar në anën e Izraelit të goditur barbarisht nga mizoria e terroristëve të Hamasit! Por bota demokratike duhet të jetë po ashtu garante e të vërtetës dhe e drejtësisë për qindra e qindra viktimat e spitalit të bombarduar në Gaza”, vijon Rama, duke qenë kundrathënës me veten. Te jesh me Izraelin nuk do të thotë të jesh me demokracinë; do të thotë të jesh krah një shteti kriminal, në CV-në e së cilit janë me dhjetra masakra që nga viti 1948-të, kundër një populsie të pafajshme, e cila nuk i ka asnjë borxh. /tesheshi.com/