Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Rama1-Basha1, ja bilanci elektoral dhe politik, çfarë pritet të ndodhë në raundin e dytë…

by te Sheshi
29/08/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Rama dhe Basha, mesazhe gjysëmpolitike në Ditën e Verës

Nga Gjergji Koja

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë hyrë secili në mandatet e dyta, i pari si kryeministër dhe tjeëri si kryetar i PD-së. Gjatë 4 viteve në mandatin e parë dy drejtuesit e partive kryesore në vend kanë pasur një seri përballjesh, akuzash dhe kundërakuzash, ndërsa në muajt e fundit, edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, u vendos paqja me nënshkrimin e marrëveshjes së 17 majit. Por përsa kohë do të vazhdojë ky raport i ri politik, që provën e parë kishte zgjedhjet e 25 Qershorit? Këtë askush nuk mund ta thotë me siguri, përsa kohë pritet sjellja e palëve në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë.

Për herë të parë, në sallën e parlamentit me pozicionet që kanë aktualisht do të jetë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Hera herës është aluduar se Berisha është kryetari real i PD, ndërsa Basha ka tentuar të shfaqet kudo si vendimmarrës, madje morri përsipër edhe hartimin e listave të kandidatëve për deputet, megjithëse pak minuta përpara publikimit të tyre u raportua një takim me ish-kryeministrin në zyrën private të tij.  Gjithsesi salla e Kuvendit mund të hedhë më shumë dritë mbi protagonizimin, pra nëse Berisha do të pranojë ose jo që kreu i partisë së tij i rikonfirmuar më 22 korrik në mandatin e dytë, të mbajë peshën kryesore të debateve, duke lënë disi në hije ish-kryeministrin.

Në legjislaturën që tashmë është mbyllur, Berisha mbajti pothuajse gjithë peshën e debatit, ishte ai që fliste me orë të tëra në çdo seancë, që debatonte me kryeministrin, ministrat dhe çdo deputet socialist, duke mbushur boshllëkun që krijohej nga mefshtësia e grupit parlamentar që kishte caktuar vetë në 2013.

Tashmë në legjislaturën që do të nisë në shtator nuk dihet nëse Berisha do të luajë sërisht atë rol, duke lënë në hije edhe Lulzim Bashën, apo do të ketë një tërheqje taktike, duke lejuar kreun e PD të ketë mbi supe gjithë përballjet politike.

Në anën tjetër, Rama në mandatin e dytë si kryeministër ka fituar një eksperiencë dhe pjekuri mbi sallën e Parlamentit, debatet, akuzat dhe ndoshta në këtë 4 vjeçar do e ketë më të lehtë për të përballuar një luftë politike që mund të jetë në dy fronte, PD dhe LSI. Por problemi i vetëm që mund të ketë kryeministri, i cili duket se ka një grup parlamentar të bindur dhe të paktën 3 deputetë të tjerë që janë të gatshëm të ngrenë kartonat pro tij, është se përgjegjësinë për çdo vendimmarrje në ekzekutiv dhe kostot që sjellin ato nuk mund t´I ndajë me të tjerë. Ai sot ka timonin, makinën, pasagjerët dhe gjithçka tjetër që kërkoi gjatë fushatës elektorale.

Përballja Rama1-Basha1

Lulzim Basha dhe Edi Rama gjatë mandatit të tyre të parë në postet respektive kanë pasur disa përballje, qofshin elektorale apo mbi çështje të politikës.

Fitorja më e madhe e Bashës në raport me kundërshtarin e tij politik është dekriminalizimi. Kreu i PD-së arriti të bindë ndërkombëtarët se Shqipërisë i duhet një ligj kundër përfshirjes së personave me preçedentë kriminalë në politikë dhe pavarësisht kundërshtive detyroi mazhorancën e majtë të miratojë një draft që i hoqi mandatin e deputetit disa prej ligjvënësve socialistë.

Por në 4 vjet një fitore është shumë pak për liderin e një partie që pretendonte të merrte qeverisjen e vendit. Basha humbi përballjen për reformën territorial, duke lënë PD jashtë çdo diskutimi dhe vendimmarrjeje. Më pas ai u shfaq shumë keq në sytë e ndërkombëtarëve në lidhje me reformën në drejtësi, ndoshta jo direkt për fajin e tij, por si lider zyrtar që është, përgjegjësia binte pikërisht mbi të. Gjithsesi Basha deklaroi fitoren mbi këtë çështje referuar faktit se disa nga draftet që hartoheshin pa praninë e opozitës ose me kundërshtinë e saj rrëzoheshin nga Venecia. Në fund, PD hyri dhe miratoi gjithçka kishte lidhje me drejtësinë, ashtu sikundër kishte deklaruar disa herë publikisht Edi Rama.

Beteja tjetër ishte ajo për zgjedhjet kur PD deklaronte se nuk hynte në një proçes me Ramën kryeministër, ndërsa ky i fundit ripërsëriste togfjalëshin që do të hyjnë dhe në fakt pati të drejtë.

Këto ishin disa nga përballjet, për të cilat bilanci duket se favorizon Ramën. Por në proçeset elektorale, kryeministri duket tërësisht i avantazhuar në raport me kreun e PD-së. Nga momenti që Basha u zgjodh në krye të opozitës më 22 korrik të 2013 dhe deri në 25 qershor të 2017 në Shqipëri janë zhvilluar 9 proçese zgjedhore, të pjesshme lokale dhe të përgjithshme. Nga 9 përballjet, Basha rriti të fitojë vetëm 1, zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës që u zhvilluan në të njëjtën ditë me ato parlamentare. Pavarësisht akuzave se votat u blenë, u shitën apo vullneti u deformua, bilanci mbetet po aq, 8-1 në favour të Edi Ramës.

Tabela mëposhtme tregon qartë diferencat e votave mes PS dhe PD, që nisin me zgjedhjet e pjeshme të mbajtura më 1 shtator 2013 dhe përfundojnë më 25 qershor të 2017. /tesheshi.com/

Tags: bashabilancperballjerama

Related Posts

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Aksident  në aksin Peqin-Rrogozhinë, kamioni ndan më dysh veturën (video)

Aksident në aksin Peqin-Rrogozhinë, kamioni ndan më dysh veturën (video)

Kokëdhembjet e tmerrshme, më të shpeshta tek obezët

Kokëdhembjet e tmerrshme, më të shpeshta tek obezët

Gazeta gjermane: ja prokurori shqiptar, që i rrezikohet jeta pasi hetoi mafien e ndërtimit…

Gazeta gjermane: ja prokurori shqiptar, që i rrezikohet jeta pasi hetoi mafien e ndërtimit…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni