Kryeministri Rama vlerësoi qëndrimin e presidentit Meta gjatë krizës së koronavorusit, duke thënë se ka bërë sa mundur e ku thanë njerëzve gjënë e duhur.
“U ka përcjellë njerëzve gjënë e duhur. Ka bërë sa ka mundur dhe s’kam arsye të kem padakortësi me presidentin”, tha Rama gjatë një interviste në RTSH.
Ndërsa për opozitën tha se është e pamundur diçka e tillë, pasi sipas tij vazhdojnë me të njëjtin avaz si në kohë të tjera. Rama vlerësoi sërish mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, me prezencën dhe të Bashës, ku tha se komunikimi ishte normal. Por sipas tij, qëndrimet e opozitës ndryshojnë kur ndodhet para kamerave. /tesheshi.com/