Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Rama si lideri më i gjatë në botë”, blogu ‘postobllok.com’: e sajuam ne dhe ja pse  

by te Sheshi
09/08/2015
in Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
“Rama si lideri më i gjatë në botë”, blogu ‘postobllok.com’: e sajuam ne dhe ja pse  

Një lajm i këtoditshëm mbi shpalljen e Edi Ramës si lideri më i gjatë një botë, ka qenë një sajesë e blogut postbllok.com. Kjo është sqaruar sot nga vetë drejtues të këtij blogu, në një redaksionale me titull:  “Humori që nxjerr bllof gazetarinë”. Dhe ky përbën një lajm të hidhur brenda vetë botës së lajmit, si një denoncim i llojit të veçantë që na bën të reflektojmë mbi atë çfarë u servirim lexuesve. Dhe teksti që zbërthen lojën e bërë për të testuar nivelin etik dhe profesional të medias, e shpreh më së miri degradimin e një pjese të mediave online.

Ja sqarimi i blogut postbllok.com për rastin në fjalë:

Postblloku është përpjekur të shfaqë e analizojë shpesh probleme të mediave në Shqipëri, por sado të vëmendshëm në këtë fushë, përsëri ato nuk rreshtin së mahnituri, duke kaluar çdo limit parashikueshmërie. Jemi përpjekur shpesh të krijojmë një zë kritik mbi gazetarinë shqiptare, duke përcjellur shkrime editoriale e të autorëve të ndryshëm. Në funksion të këtij debati kemi ofruar një rubrikë të titulluar ’mediavulg’, me tonalitet humoristik, ku shpesh vemë në skenë realitete, kryesisht mediatike dhe politike. Megjithatë, cinizmi që vetë realiteti na ofron është i paarritshëm.

Duke dashur të ironizojmë mediat që u morën gjerë e gjatë me renditjen e kryeministrit shqiptar i 22 dyti në botë për nga ”bukuria”, ndërmjet liderëve politikë, botuam një shkrim satirik ku e rendisnim atë të parin në botë për nga gjatësia. I shtuam kësaj edhe aspektin politik, duke ironizuar me mënyrën sesi promovohet qeveria, e sesi konfigurohet politika, e cila duhet thënë se përbën një aspekt tjetër qesharak të përditshmërisë sonë. Në këtë mënyrë sajuam sikur kryeministri kish hedhur idenë për të krijuar kabinetin qeveritar më të gjatë në botë dhe kjo kish trazuar të gjithë ujërat në PS, disa të privilegjuar e të tjerë të kompleksuar për shtatlartësinë e tyre. E plotësuam skemën me ingredientët e tjerë, për ta bërë sa më përfaqësues.

Realiteti ama është edhe më grotesk se ç’mund ta skicojë imagjinata e çdo ironie. Një mori e pabesueshme mediash e morën këtë për lajm të vërtetë dhe e publikuan sikur realisht kryeministri shqiptar ishte shpallur lideri më i gjatë botë, nga një faqe amerikane (në fakt e sajuar totalisht prej nesh, duke u nisur nga një titull kënge të Jimi Hendrix, për të tallur agjencinë që hartoi listën e liderëve më të bukur). Gazeta Shqip, Balkanëeb, Gazeta Dita, Gazeta Sot, RevistaJava, Bota Sot, Kosova Sot, Kosova Plus, Gazeta Fjala, Tetova Sot, Almakos, Telegrafi.com, Zeri.info, Noa.al e të tjera on-line konfirmuan njëzëri, me të njëjtin tekst të marrë copy-paste nga njëra-tjetra, se postbllok referon këtë lajm, të marrë nga agjencia amerikane, Foxy Lady Neës. Kjo në rastin më të ”mirë”, pasi pjesa dërrmuese nuk vendosën as burimin, duke ia lënë vetes autorësinë.

Lajmi në fakt, në pjesën më të madhe ishte përgjysmuar, deri në pjesën ku flitej për renditjen e Ramës i pari në listë dhe mënyrën sesi ajo ishte pritur në PS. Pjesa tjetër ishte hequr, sigurisht qëllimisht, nga ajo media që është bërë edhe burim për të tjerat. Përjashtim bënë vetëm gazeta MAPO dhe Panorama, të cilat kishin vënë të plotë shkrimin tonë, pajisur edhe me linkun përkatës, ku kuptohej qartë se natyrisht bëhej fjalë për një shkrim satirik. Por kishte dhe nga ata, si psh. Gazeta Dita, që kish ndërhyrë në tekst, për ta lënë në atë mënyrë që të dukej sa më i besueshëm dhe sa më pozitiv për qeverinë.

 Fillimisht të krijohet përshtypja se gazetarin transportues, që e ka marrë lajmin përgjysëm, e ka zënë gjumi mbi tastierë. Por kur shikon se lajmi merr dhenë, situata u bëhet krejtësisht sureale. Sigurisht që gazetarët e kanë botuar lajmin pa e parë dhe pa e konfirmuar burimin. Kjo tregon se media që na informon jo vetëm nuk prodhon dot informacion, sepse paguan ca thithlopë për të vjelur habere nga komshinj e homologë, por as nuk e çan kokën se çfarë i ofron lexuesit Me siguri i ashtuquajturi pushteti i katërt është viktimë e paaftësisë së vet dhe papërgjegjshmërisë për ta bërë aq sa mundet punën e vet, sepse e konsideron lexuesin barëngrënës.

Kurbien brenda mbi çështje kaq lehtësisht të konfirmueshme (mjafton një përdorim i google-it), si munden vallë të referojnë mbi çështje më të komplikuara e më profesionale? Mbi të gjitha, të mendosh se opinioni publik shqiptar, që orienton mendimin, sjelljen, votën e shoqërisë, gatuhet në kuzhinat e tyre, është një arsye më shumë për të mbushur valixhet e për t’iu bashkuar karvanit të gjatë të njerëzve që largohen nga ky vend, të cilët fatkeqësisht janë shpesh ata që dhe më shumë i duhen këtij vendi. Të mendosh se kur cënohet njëri prej kësaj shpure të Branca Leones bien daullet e kërcënimit të lirisë… Të cilës liri? Të lirisë për t’ia futur kot e për t’i thënë vetes gazetar? Se kjo fatkeqësisht nuk quhet as shpifje.

P.S. Na vjen mirë që ne si redaksi e tesheshi.com nuk jemi molepsur nga një lajm i tillë që fetishizon shtatin e kryeministrit, ndonëse nuk jemi të imunizuar nga gabime që mund të jenë dhe pjesë e natyrshme e papërsosmërisë njerëzore. Por vlerësojmë aktin satirik të blogut postobllok.com në funksion të një kritike e një denoncimi që mundet të na bëjë më profesional, e sigurisht më të dobishëm për lexuesit, njerëzit

Related Posts

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin
Shkencë & Jetë

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”
Sociale & Shoqëri

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025
Next Post
Femrat apo meshkujt? Ja se cilët kanë kujtesën dhe memorien më të fortë sipas shkencës

Femrat apo meshkujt? Ja se cilët kanë kujtesën dhe memorien më të fortë sipas shkencës

Tragjedi në Tiranë: 26 të plagosur nga shpërthimi i bombolave të gazit në një ëmbëltore

Tragjedi në Tiranë: 26 të plagosur nga shpërthimi i bombolave të gazit në një ëmbëltore

Qytetari denoncon një “plumb dasme” në oborrin e shtëpisë së tij

Qytetari denoncon një “plumb dasme” në oborrin e shtëpisë së tij

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni