Kryeministri Rama tha se sezoni i këtij viti, tashmë në fund, ishte surprizues, referuar shifrave.
“Pa diskutim që ne kemi patur një sezon suprizues në apsketin e shifrave dhe për ne vetë që ishim përgatitur për të pasur një sezon më i mirë se ai i shkuari, por realisht sezoni ka qenë suprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonomi.
Vetëm në 6 mujorin e parë ne kemi kaluar mbi 1 miliardë të ardhura në ekonomi vetëm nga turizmi.
Pra pothuajse dyfishi e një viti të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj deri në gusht kemi qenë nnë 5 milionë turistë, e cila është e barabartë me 1,3 milionë më shumë se sa vitin e kaluar”, tha Rama.
Sipas tij, tashmë një epokë e re për Shqipërinë turistike.
“Sot, Shqipëria ‘nxjerr kokën; në të gjitha mediat e huaja që shkruajnë për turizmin. Rekomandohet që të vizitohet vendi ynë dhe ky është ndryshim epokal.
Ne kemi të gjitha mundësitë që ta shikojmë atë që do të jetë Shqipëria e vitit 2030 si një potencë turistike në rajon. Nuk e ekzagjeroj kur them potencë turistike, me 25-30% pjesëmarrje të turizmit në ekonominë tonë”, shtoi kryeministri. /tesheshi.com/