Kryeministri Rama siduket po e përjeton keq refuzimin që Meta i bëri emrit të Gent Cakajt si ministër i ri i Jashtëm. në një postim të radhës në rrjete, shefi i ekzekutivit nuk ka ngurruar që ta vlerësojë diplomatin e ri kosovar si shumë më të ditur se Meta.
“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i KosovësPupupu”, shkruan Rama në Tëitter.
Kjo është hera e dytë që Rama përballet me Metën me precedentin e mosdekretimit të një ministri. I pari qe Sandër Lleshaj. /tesheshi.com/