Kryeministri Rama pohoi publikisht një problem shëndeti që ka kaluar së fundi, një gjendje gripale, të cilën ai e cilësoi si “flamë”, duke apeluar çokënd për kujdes se mos e zë.
E tha këtë në një komunikim publik në FB, duke e nisur mesazhin e tij pikërisht me këtë arsye të “arratisjes” së tij, siç u aludua, apo u deklarua nga kundërshtarë të tij politik.
Mesazhi i tij ishte në fakt një potencim i “Paketës së madhe” për disa shtresa, të cilën ai e cilëson si ndihmë financiare në këtë kohgë krize edhe globale, me inflacion e rritje çmimesh. /tesheshi.com/