Kreu i mazhorancës Edi Rama, ka shtruar një darkë në resort “Palma Nova”, në dalje të Tiranës rrugës për në Elbasan, një tipik zijafet partiak për mbylljen e 2017-ës.
Kështu, afro dy javë para ardhjes së 2018-ës, ai ka nisur qokat e zakonshme të fundivitit, ku e para ishte takimi me ambasadorët e akredituar në Tiranë, por pa haje, dhe tani një vakt i bollshëm në një prej restoranteve me luksoze të Tiranës periferike.
Aty ka qenë pothuajse e gjithë PS-ja, deputetë, qeveritarë e partiakë, për një “gëzuar” që përkon dhe marrjen e një mandati të dytë qershorin e këtij viti. /tesheshi.com/