Gjëja e parë që ka ndërmarrë kryeministri Edi Rama sapo ka zbritur në Rinas i kthyer nga SHBA, ka qenë shkuarja për inspektim në disa zona të përmbytura.
Shefi i qeverisë shqiptare u ndal në Sukth të Durrësit, ku patjetër duhet ta ketë parë nga dritarja e avionit se ku është katandisur zona si pasojë e përmbytjeve.
“25 milionë dollarë për pastrim të kanaleve dytësore. Kjo është fatura nga ndërtimet e projektet kuturu. Situata është e ngarkuar dhe komplekse, sjellje barbare me territorin”, ka deklaruar kryeministri, duke dhënë të kuptuar se në 25 vjet, shtet e shtetas bashkë, kanë ndërtuar pa asnjë kriter në fusha e tokë buke që tani përmbyten. /tesheshi.com/