Nga Roma, ku është duke marrë pjesë në Konventën e Industrialistëve të Rinj, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin e mirënjohur italian, Enrico Mentana. “Tregu shqiptar është i hapur dhe konkurrues”, ka deklaruar Rama.
Mediat italiane, që kanë pasqyruar këtë konventë, shkruajnë se Rama e ka përshkruar Shqipërinë si një lloj parasje për investimet italiane.
“E shikonim Italinë si Amerikën pas viteve në errësirën komuniste”, ka thënë Rama në këtë konventë. Vetë shefi i qeverisë shqiptare, nëpërmjet një postimi në Fabebook thotë se, “në 2014-n, në Shqipëri numri i kompanive të huaja është plus 591 dhe plus 364 nga Italia”.