Kreu i PD-së Lulzim Basha është detyruar që të sqarojë frymën anti-Soros në partinë e tij, shprehur më së shumti gjatë javëve të çadrës në bulevard. Shkak u bë një foto e publikuar së fundi e një takimi po të orëve të fundit, mes Ramës dhe Sorosit në SHBA.
Basha tha se padakortësia me politikën e Sorosit në Shqipëri, ka të bëjë me mbështetjen e vetëm një krahu politik siç është PS-ja sipas tij.
Për Bashën kjo mbështetje ishte e përligjur kur PS-ja ishte në kushte opozite, por jo dhe në kushte pushteti. Sipas tij, janë njerëzit e Sorosit ata që pengojë shpërfaqjen e realitetit të vërtetë në Shqipëri, i cili ka të bëjë me drogën dhe prirjen në rritje të shqiptarëve për t’u larguar nga vendi.
Komentet e Bashës u bënë gjatë një interviste të tij në “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili. /tesheshi.com/