Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Francë: vandalizohet xhamia që do hapej gjatë Ramazanit

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Deklarata rrëqethëse e ministrit izraelit: “S’ka gjë të tillë si palestinezë”

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Kinezë që “lënë kockat” në minierat e Afrikës

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Marrëveshje anti-kurde Iran-Irak

    Talibanët marrin një vendim…

    Talibanët marrin një vendim…

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Pamje: momenti kur kryebashkiaku i Firences bën “aktin e tërbuar”

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Urdhër arrest për Vladimir Putinin

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Japonezët po armatosen: për ç’po përgatiten?

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

    Budizmi, këmbëkryq në zemër të Europës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Rama – Meta: kronikë e një divorci të paralajmëruar që nisi nga armët kimike dhe përfundoi me Reformën në Drejtësi

Nga te Sheshi
04/04/2017
në Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Rama – Meta: kronikë e një divorci të paralajmëruar që nisi nga armët kimike dhe përfundoi me Reformën në Drejtësi

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Qëndrimi i Ilir Metës mbrëmë nuk ishte shumë suprizë dhe jo i papritur siç kanë shkuar gjërat në marrëdhëniet jo thjesht Rama-Meta në vend.

Historiku i qeverisjes mes Edi Ramës dhe Ilir Metën ka pasur dy periudha të ndara nga dy vjet, herë rozë e herë gri, por që edhe brenda këtyre periudhave kanë pasur përplasjet e tyre të forta.

Ndaj për të ardhur këtu duhet të mbajmë mend apo kronologjizojmë këtë marrëdhënie tejet të vështirë.

Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe pse ka qenë aleate strategjike dhe bazike e mazhorancës aktuale, pra “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, ka ecur për hesap të vet që në fillim dhe ka tentuar që në radhë të marë të mos lejojë fuqizimin jashtë skemës që priste Ilir Meta të Edi Ramës, por edhe PS-së në përgjithësi.

Përplasja e parë mes palëve, edhe pse u tha që pati një dakordësi, ka ardhur me shpalljen e nismës së qeverisë së SHBA ku Shqipëria u përzgjidh si vendi partner për të realizuar shkatërrimin e armëve kimike të të Bashar Al Asadit.

Jemi në nëntorin e vitit 2013, dy muaj pas instalimit të qeverisë së re.

Shqipëria po propozohej si vend partner në “tavën” e çështjeve të rëndësisë globale.

I pari që frenoi këtë iniciativë ishte Ilir Meta, i cili e tha hapur në televizion se “Shqipëria nuk mund të mbajë në shpatullat e saj një peshë që nuk e përballon”.

Në fakt këtë do ta përballonte e gjithë SHBA dhe NATO, ndërsa Shqipëria do të ofrohej si vend partner europian- musliman dhe ku shkalla e përkrahjes ndaj Amerikës është më e madhe se kudo.

Përveç Metës, ishte edhe Sali Berisha që e kundërshtoi, por edhe Ben Blushi.

Lulzim Basha, në takimin e parë me ambasadorin Alexandër Arvizu e pranoi, por më pas e drodhi.

Pra Ilir Meta që në atë kohë refuzoi dhe i vuri bllok një shansi të rëndësishëm strategjik, i cili në fund fuqizonte shumë Edi Ramën dhe pozitën e tij politike sidomos karshi partnerëve, por natyrisht edhe buxhetin edhe vendin.

Siç dihet historia, Edi Rama, kundërshtoi ofertën i nxitur edhe nga protestat që u zhvilluan në atë kohë, që siç doli më vonë u mbështetën nga disa qarqe “anti-amerikane”, për të cilat ambasadori Arvizu kishte folur që pas 21 janarit 2011. Andej nga Moska, padyshim që ka patur fërkime duarsh.

Dhe në fakt në nëntorin e vitit 2013 u zhvillua protesta e parë në 25 vjet përpara ambasadës së SHBA në Tiranë.

Që në atë kohë u fol për influencën ekonomike të qarqeve ruse në Ballkan, pasi protestat zhvilloheshin pas disa trazirave në Bosnjë dhe Mal të Zi.

Pak kohë më vonë, një atmosferë e rëndë u krijua në LSI pas vizitës në Tiranë të kancelares Angela Merkel e cila nuk vendosi në protokollin e saj një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Pas kësaj situate pati një qetësi ndërmjet Ilir Metës dhe Edi Ramës, një paqe që zgjati shumë deri kur Tom Doshi shpërtheu me të ashtëquajturin “tentative për t’u vrarë nga Ilir Meta”.

Ishin në pragun e zgjedhjeve lokale, ku PD-ja u bashkua me Tom Doshin për të arritur të përçajnë aleancën PS-LSI.

Nuk ia dolën dhe në 21 qershor 2015; aleanca fitoi shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit.

Por pas këtyre zgjedhjeve, ku LSI humbi bashkinë e Vorës dhe të Pogradecit e ku fituan kandidatët e PD-së, Ilir Meta nxori Luan Ramën që foli për “Pazarin e Roskovecit”.

Por realisht ajo atmosferë parazgjedhore ishte nisja e një stuhie të fortë brenda koalicionit qeveritar dhe një stinë e ftohtë që përshkoi të gjithë marrëdhënien Rama-Meta me disa kode e simbole që dilnin nga takimet periodike më së shumti në zyrën e Metës dhe më së paku në godinën e Kryeministrisë.

Dhe përplasja reale, ajo e vërteta mes PS-së dhe LSI-së ndodhi vetëm kur nisi hartimi dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi; pikërisht pas vizitës në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili kërkoi menjëherë këtë  reformë. Më pas dihet se ccfarë ndodhi: Ilir Meta largoi Ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, i cili ishte përplasur me Edi Ramën për hapat e reformës, duke emëruar në vend të tij Ylli Manjanin.

LSI iu kundërvu hapur drafteve të SHBA-së dhe BE-së për reformën dhe në fund kur Komisioni i Reformës hartoi draftin final, Ilir Meta nuk dha konsensusin për ta miratuar, duke kërcënuar edhe largimin e ministrave të LSI-së dhe vendosjen e mandateve të saj në funksion të një marrëveshje me PD. Motamo si deklarata e mbrëmshme.

Madje Meta akuzoi edhe ambasadorin e SHBA-së për shantazh ndaj deputetëve. Me ndërhyrjen e Ilir Metës, ndërkombëtarët i dhanë opozitës 50% të kontrollit të zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve të Vetingut.

Si përfundim reforma u miratua, por Ilir Meta punoi fort që të arrinte në Parlament një mazhorançë prej 71 deputetësh për të larguar Edi Ramën.

U fol atëherë se një kandidaturë e mundshme për kryeministër të qeverisë teknike ishte Rexhep Meidani, me të cilin Ilir Meta por edhe Koço Kokëdhima, tashmë i çmandatuar si deputet drekuan disa herë.

Në atë kohë, Meta me Bashën u takuan disa herë me njëri tjetrin madje dhe jashtë vendit, ndërkohë që morën pjesë së bashku në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që mandatoi Hillary Clinton si kandidate për Presidente të SHBA.

Por edhe pse Meta dhe Basha përkrahën hapur zonjën Clinton përballë konkurentit të saj Donald Trump, të dy u entuziazmuan deri në ekstazë me fitoren e këtij të fundit në 8 nëntor 2016, saqë nisën jo vetëm të shpalleshin si përkrahës së hershëm të multimiliarderit por edhe si armiq të multimiliarderit tjetër amerikan George Soros, i cili përveçse ishte një kundërshtuees i politikës së Trump-it, është edhe një aktivist i rëndësishëm social në mbështetjes së shoqërive të hapura në shumë vende të botës dhe financon nga paratë e tij për këtë proces.

Në kulmin e kësaj situate, eksponentë dhe madje edhe ministra të LSI-së, duke nisur nga ai i Drejtësisë sulmonin çdo ditë PS-në, qeverinë dhe ministrat në kabinet, duke pasur një sjellje thuajse të njëjtë me PD-në.

Për të ardhur edhe tek kriza e krijuar nga ngritja e çadrës, ku që në ditën e parë iu bë thirrje Ilir Metës që të largohet nga qeveria.

Kjo ndodhi pas 45 ditës. Pra çadra nuk do të ishte ngritur nëse nuk do të kishte qenë garancia e largimit të Ilir Metës, i cili me Edi Ramën ishte ndarë herët por vetëm se nuk shpallte dot divorcin publikisht. Pse s’e bëri këtë, ndërkohë që do të ishte më e ndershme?!

Pasi si lëvizje taktike, Meta synon ta vendosë Edi Ramën në qoshe të ringut e të mos i lërë rrugëzgjidhje. Por a ka vërtetë rrugëzgjidhje tjetër Edi Rama? Njërën po: të pranojë përfundimisht dhe publikisht se LSI ka dalë nga qeveria e tij, të tjerat prodhohen pikërisht nga ky akt. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Tragjedia sizmike: sa do japë BE për Turqinë?
Politikë

Tragjedia sizmike: sa do japë BE për Turqinë?

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!
Turizëm & Udhëtime

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Lajme të tjera
Edi Rama i përgjigjet Metës: i shqetësuar jam dhe unë, por nuk largohem

Edi Rama i përgjigjet Metës: i shqetësuar jam dhe unë, por nuk largohem

Si ta kuptoni sa të vjetra i keni gomat e makinës dhe sa mund të lëvizni me to

Si ta kuptoni sa të vjetra i keni gomat e makinës dhe sa mund të lëvizni me to

Pranvera stina e alergjive, lëngu i natyral që ju vjen në ndihmë

Pranvera stina e alergjive, lëngu i natyral që ju vjen në ndihmë

TË FUNDIT

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

7 orë Më parë
Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

Miliarderi 92-vjeçar, gati të martohet sërish

11 orë Më parë
Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

Chatbot i AI ChatGPT u rrëzua…

12 orë Më parë
Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

Një marrëveshje pa firma: si komentohet Ohri nga Escobar?

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

20/03/2023
Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

Trevelinglifestyle: Shqipëria, destinacioni i vitit!

20/03/2023
Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

Kriza bankare: kush do e shpëtojë Credit Suisse?

20/03/2023
Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

Irak: 20 vjet nga fillimi i pushtimit amerikan dhe rënia e Sadam Huseinit

20/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Nga Murat Selvi*: Rrjetet sociale në kohë krizash

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist