Nën atmosferën e një proteste nga brenda fakulteteve, kryeminsitri Rama ka njoftuar me anë të një statusi në FB se që nga e hëna do këtë një zhvillim.
“Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrisë ëë Financave e të arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit. Me Studentët!”, shkruan Rama.
Nga ana tjetër, ai grup protestuesish të ngujuar, kanë injoruar gjithçka nga ofertat kryeminsitrore dhe kërkojnë tashmë dhe pezullimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. /tesheshi.com/