Kreu imazhorancës Rama tha se do dëshironte të kishte përballë për diskutim në tryezën e Këshillit Politik vetë kreun e opozitës Basha.
Këtë ai e la të kuptuar në dy statuse gjatë paradites, ku kërkon që me njeriun kryesor të opozitës të diskutojë ndërhyrjet në Kushtetutë në funksion të listave të hapura.
“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!”, shkroi Rama në tëitter.
Por më herët, ai shkroi:“Duhen dy veta që të lind e vërteta: Njëri që ta thotë dhe tjetri që ta dëgjojë,” një shprehje kjo e Henry David Thoreau, një eseist dhe poet amerikan.
Ndërkohë, pak më vonë mbërriti dhe përgjigja nga selia blu. Aty pranohet diskutimi, jo të markurën por të enjten, ama vetëm për hapjen e listave jo. Ndërkohë, kërkohet që në delegacionin e opozitës të jetë dhe Gazmend Bardhi nga PD
“Në vijim të email-it më poshtë, propozojmë që mbledhja e Këshillit Politik, është e përshtatshme, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00, sipas kohës tuaj. Në Rendin e Ditës së mbledhjes siç kemi rënë dakord në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duhet të përfshihet vijimi i punës së Këshillit për zbatimin e pikave 11 dhe 12 të saj, ku specifikohet se: “11. Masat shtesë: Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9.
Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse ju keni vlerësuar si të përshtatshme zgjerimin e përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës së Këshillit Politik, atëherë ju bëjmë me dije se Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.
Mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj!
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili.” /tesheshi.com/