Kreu demokrat Basha i cilësoi thirrjet “Rama ik” në “Air Albania Stadium” përgjatë ndeshjes me Francën, si një thirrje të të gjithë shqiptarëve.
“Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve dje në stadium. Mesazhi i qartë i shqiptarëve, i thanë Edi Ramës largohu, hap rrugën. Nuk është vetëm opozita më por të gjithë shqiptarët.
Prandaj bën mirë të hapë rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore”, tha Basha në një takim të radhës në turin e tij “Rrugëtim për Shqipërinë”.
Basha beson se opozita është shumicë, porse nuk mund të futet në zgjedhje me Edi Ramën në krye të qeverisë. /tesheshi.com/