Luan Rama, zv.kryetar i LSI-së, i ka drejtuar ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një pyetje mbi ekzistencën ose jo të listës së publikuar pak muaj më parë, me emrat e 124 trafikantëve dhe kultivuesve të narkotikëve. Luan Rama thotë se kryeministri Edi Rama, e pas tij ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!
“A ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?”, pyet Luan Rama, ministrin e Brendshëm. /tesheshi.com/