Kryeministri Rama ka vijuar sërish në të tijën sa i përket trillit plot dritëhije konspiracioniste për krijimin e një Vatikani bektashi në Shqipëri.
Në një postim të fundit në rrjete, ai shfaqet gati i dehur në konsideratat për bektashinjtë, qa sa duket si i konvertuar në besimin e Ilir Metës, prej kupave të rakisë kulturore rrëkëllyer nga faqet e një libri të albanologut të ndjerë Robert Elsie.
“Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Shtabi i Botës Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.”
Është kjo një ndër inisiativat më të pallogjikshme, madje të rrezikshme të kreut të qeverisjes në mbi një dekadë qeverisje, e cila nuk ka asnjë lidhje logjike me atë që thotë si arsyetim për projektin e tij, një projekt që bie dhe era Izrael, ndër të tjera. /tesheshi.com/